Tragjedia në Genova/ “Këtu është ferri”, konfirmohet vdekja e shqiptarit të dytë

Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, nga ana tjetër, ishin në furgonin Qubo të EuroPulizia. Duhej të shkonin në punë në një kompani në Rapallo. U nxorën nga rrënojat para mamasë, babait dhe grave të tyre”, shkruajnë mediat italiane, duke konfirmuar kështu edhe vdekjen e shqiptarit të dytë në tragjedinë e Genovas.

I afërmi i Bokrinës ka publikuar një mesazh në “Facebook” ku jep lajmin e ndarjes nga jeta të të riut por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane dhe as ato shqiptare.

Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, nga ana tjetër, ishin në furgonin Qubo të EuroPulizia. Duhej të shkonin në punë në një kompani në Rapallo. U nxorën nga rrënojat para mamasë, babait dhe grave të tyre”, shkruajnë mediat italiane, duke konfirmuar kështu edhe vdekjen e shqiptarit të dytë në tragjedinë e Genovas.

Tragjedia në Genova/ “Këtu është ferri”, kush është shqiptari tjetër që udhëtonte me 22-vjeçarin që humbi jetën

“Këtu është ferri”, thonë qindra zjarrfikësit që janë angazhuar në tragjedinë e shembjes së urës “Morandi” në Itali, e mjerisht në atë ferr si u mesua mengjesin e sotem, ka edhe nje shqiptar mes viktimave.

genoa7

Mengjesin e sotem u konfirmua se mes viktimave humbi jeten edhe shqiptari 22 vjecar Marjus Djerri, me origjine nga Shijaku.

Loading...

Djali ka qene duke shkuar ne pune, ashtu si raportojne edhe mediat italiane, se bashku me nje kolegun e tij me emrin Edi Bokrina.

Ishin ne makine se bashku per te shkuar ne Rapallo, por u gjenden ne momentin e gabuar. Pikerisht ne kohen kur u shemb ura.

***

Një shqiptar i identifikuar si Ferdinand Sakaj, banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton”, ndërkohë që thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se mes 440 njerëzve të evakuuar janë edhe 5 familje shqiptare.

Nderkohe qe deri mbreme nuk kishte asnjë informacion zyrtar se mund të ketë viktima shqiptare në këtë ngjarje të rëndë.

Është pikërisht ambasada shqiptare në Itali, që tha se nuk mund të flitet për shqiptarë të pajetë apo të plagosur rëndë, edhe pse dihet se në atë zonë të Italisë ka shumë shqiptarë që jetojnë, por edhe për faktin se ura ishte një autostradë e përdorur nga shumë shtetas, jo vetëm italianë, pasi lidhte pjesë të rëndësishme të Italisë, por edhe vendin me Francën.

“Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës “Morandi” në autostradën A10 në Genova. Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë”. Ambasada ka lënë dy numra operativë për asistencë. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e lumit Polcevera, por ka edhe të tjera ku copëza të urës kanë rënë mbi shtëpitë dhe objektet industriale që ndodheshin nën të.

itttt

E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar. Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Genova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Genova dhe Genova-Aeroport. Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin portokalli. Ndërkohë, me tragjedinë është solidarizuar edhe politika shqiptare.

media

“Mes personave të zhdukur me siguri janë dy punëtorë shqiptarë: të nisur nga Sestri Levante për të shkuar në Rapallo, por nuk arritën në qytezën ku priteshin”, raporton prestigjiozja italiane “La Stampa”.

Sipas raportimeve të mediave italiane, numri i viktimave ka shkuar në 35, mes të cilëve një fëmijë 10 vjeç. Disa persona raportohet të zhdukur dhe të tjerë të plagosur.

 

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.