Trafiku njerëzor me fitime 3 miliardë dollarë në vit, Shqipëria ndër vendet e para

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka llogaritur se tregu i trafikut njerëzor qarkullon rreth 3 miliardë dollarë në vit vetëm për shfrytëzimin seksual dhe shfrytëzimi i punës ilegale nxjerr përfitime deri në 32 miliardë dollarë në vit.

Sipas të dhënave të Europol, viktimat e trafikut vijnë kryesisht nga Shqipëria, Rusia, Ukraina, Gana, Nigeria, Kina, Vietnami e Brazili. Të dhënat evidentojnë një rritje eksponenciale të viktimave të trafikut të destinuara për prostitucionin, midis të rejave të ardhura nga zona e Afrikës qendrore (Gana, Nigeria) është regjistruar një rritje e popullsisë femërore (respektivisht mbi 69% e mbi 85% në një periudhë të shkurtër) dhe një rritje e prostitutave nga këto kombësi.

Nuk janë vënë re ndryshime sinjifikative të rrugëve të përdorura për të arritur në Evropë nga ato tashmë të njohura, megjithëse ndryshimet në politikat e migracionit kushtëzojnë adaptime dhe zhvendosje fluksesh.

Rrugët tradicionale të hyrjes në territorin evropian më të përdorura mbeten ato afrikane, që kalojnë nga Briri i Afrikës e përmes Sudanit e Çadit arrijnë në Libi, për të kaluar më pas në brigjet e vendeve evropiane mesdhetare; rruga e Lindjes së Mesme dhe ajo ballkanike, shfrytëzuar nga ata që vijnë nga juglindja aziatike.

Sipas pohimeve të vetë migrantëve, çmimi i rrugës shkon nga 600 në 2000 dollarë.

Ata që vijnë nga rruga e Lindjes së Mesme hyjnë në Itali duke ndjekur itinerarë të ndryshëm, me një kosto udhëtimi që shkon nga 1500 në 6000 euro.

ANSA-Përgatiti Syri.net

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.