Top Channel, ose media që Ben Blushi po e ridorëzon tek Edi Rama…

2 javë më parë Syri.net publikoi një informacion që në lëmin mediatik bëri shumë bujë, por edhe në atë politik jo më pak. Ben Blushi, ai, luftëtari më i paepur i Rilindjes në 4 vitet e saj të qeverisjes, duke qenë brenda radhëve të saj…, një ditë u rikthye sërish në zyrën e Edi Ramës.

Rolet kishin ndryshuar shumë pak. Edi Rama sërish në poltronen e zyrës së tij të pikturës, që paralelisht shërben edhe si zyrë e Kryeministrit të Shqipërisë. Përballë tij Ben Blushi njeriu, tashmë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel. Në çdo rast takimi privat mes një kryeminsitri dhe një drejtori televizoni, sidomos i një prej televizioneve kryesore në vend, është një lajm anakronik prej të cili përgjithësisht asgjë e mirë nuk del.

Rasti i Ramës përballë Blushit, është shumë më shumë. Ai takim mes dy kundërshtarëve politik të prej gati një dekade (nëse beteja ka qenë reale dhe jo e stisur, po prej të dyve) vjen vetëm pas një pakti paqje ose kaputillimi, ku njëri kundërshtar del triumfator e tjetri humbës. Nga mënyra sesi Ben Blushi i shkoi në zyrë Edi Ramës vetëm pasi ky i fundit e lejoi që të ngjitej në katin e dytë të Kryeministrisë, deduksioni është logjik.

Ben Blushi është dorëzuar (në mos i ka mbaruar misioni i të revoltuarit) dhe Rama ka fituar. Efektet e paqtimit mes Blushit drejtor i Top Channel dhe Edi Ramës kryeministër e dhanë efektin e tyre të parë. Pas ngrirjes së raporteve Rama-Top Channel diku në Nëntor të vitit të kaluar, u shkrinë me intervistën limonatë të Edi Ramës në Top Shoë-un e Alban Dudushit.

Loading...

Por ky ishte epilogu i një shërbimi që po i njëjti moderator i të njëjtit televizion ku Ben Blushi është drejtor i bëri po të njëjtit kryeministër. Një nga debatet më frymëdhënëse të Edi Ramës nën spazma azme prej Çështjes Tahiri dhe sa e sa telasheve të tjera të kohës, ishte intervista e një “flake” të vjetër të kryeministrit adoleshent, Ornela Vorpsi.

Burimet për Syri.net bëjnë me dije se e gjithë intervista e mes Vorpsit dhe Dudushit, ka qenë një skenar i mirëgatuar nga zyrat e propagadës së Edi Ramës, thjeshtë e vetëm për të prodhuar fjalinë “I gjithë Parisi ishte i mahnitur me Edi Ramën, unë e dashuroja, por ai nuk iu përgjigj dashurisë time”.

Nëse Alban Dudushi e bën këtë shërbim detyrim-përcaktimin e kënaqësisë që vjen prej të qenurit pjesë e bordit të qeverisë që shpërndan fondet për shoqërinë civile, Ben Blushi që ka future në vetting të gjithë prodhimet e Top Channel është e habitshme sesi i ka shpëtuar mizanskena e bajatshme. Puzzle i Benit që ka vendosur ta rikthejë Top Channel pas disa muajsh “opozitarizmi” ndaj Edit në “veglën” e zakonshme të Ramës është sondazhi i publikuar sot në faqjen zyrtare të Top Channel me pyetjen e turpshme “A i besoni dëshmisë së Albert Veliut, që solli Partia Demokratike?”. Përtej faktit që minjtë e rilinjdes janë nisur me aksion për të votuar sa më shumë “Jo”, provokimi i një debatit të panevojshëm për një tymnajë që Edi Rama ka më shumë nevojë se kurrë, tregon Beni e ka marrë vendimin ditën që shkoi në zyrën e Edi Ramës se çfarë do të bëjë me televizionin që Vjollca e Topit ia ka lënë në dorë.

Blushi 2 javë më parë pas përfundimit të takimit me Edi Ramën, me dëshmitar okular Aleksandër Frangajn ia ridorëzoi edhe njëherë Top Channel Edi Ramës, kësaj herë me çelësa në dorë./Syri.net

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.