Top Awards/ Cilat janë problemet e fames sipas Ledri Vula-s

- Lifestyle, Showbiz
0

Ledri Vula  vetëm pak ditë më parë ka nxjerrë në treg projektin e tij të radhës të titulluar “1 Janari”.

Me këtë projekt muzikor, Ledri ka vendosur të vijë i freskët si janari, të paktën kështu lë të nënkuptohet nga teksti i kësaj kënge. Përveç një muzike të bukur, me këtë këngë, reperi i preferuar i publikut shqiptar, ka trajtuar edhe një temë mjaft interesante përmes tekstit, atë të famës dhe problemeve të saj.

Sipas tekstit të këngës, Ledri tregon se është gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur zgjedh të qëndrojë në një vend të paekspozuar shumë. Ai gjithashtu tregon se falë famës, ai nuk ka më jetë private, pasi çdo marrëdhënie e tij bëhet menjëherë publike.

Përmes tekstit të këngës, Ledri shton se ai nuk është më i mirë nga reperat por është ndryshe nga të tjerët dhe ai iu kërkon një nder fansave të tij, ku në frazën e këngës shkruan: “Man preke hunen dojn me na ra msysh”.

Falë sugjerimeve të publikut, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 97-të.

Ledri është gjithashtu pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” edhe me 4 projekte të tjera muzikore, “TTZ”, “U harrum”, “Nona” dhe “Mbi Re”, të cilat renditet përkatësisht në vendin e 16-të, 18-të, 19-të dhe 35-të.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *