Tiranë/ Gjendet i vdekur 38-vjeçari brenda mjetit BMW të ndezur, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e sotme brenda një makine tip “BMW” në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Policia e Shtetit njofton se trupi i pajetë është gjetur në rrugën “Mustafa Matohiti”, dhe se makina ka qenë e ndezur. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.