Tinka Kurtit i dhurojnë fotografinë kur ka qenë e re, por… nuk është ajo personi në foto

Është mbajtur në Korçë festivali “Ko Ko fest”, dhe në mbyllje të tij, ka ndodhur çudia shqiptare e radhës. Kanë qenë organizatorët e festivalit, të cilët i kanë bërë surprizë aktores së madhe, Tinka Kurtit një fotografi ku supozohej të ishte Kurti e vogël.

296B5EFC-C328-4B28-BE53-6CA30B6F5A23-629x381
Aktorja është prekur shumë, ndërsa fotografia është shtypur në qindra kopje, për ta bërë dhuratë festivali.

 

 

Dritare.net mëson se, e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi në foton që presupozohej të ishte Tinka Kurti, në të vërtetë është Liri Qemail Quku, një ish-mësuese në Shkodër.

Fotoja e saj është bërë për një set kartolinash vite më parë, dhe fotot origjinale i ka akoma zonja Quku.

Loading...

Zonja nuk jeton më, por kanë reaguar familjarë të saj, të cilët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjest të organizatorëve, dhe kanë publikuar fotot origjinale.

“Vajza e Kartolinave asht halla jeme Lirie Quku Sulo, e veshun me kostumin e dardhareve. Dale ne 1941 Dardhe, Korce gjate periudhes qe gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kesaj komune. E marre nga albumi i familjes Quku. Nje shpjegim ky qe e ndieva si detyre ta beja, sepse tashti vone njeres nga keto foto i asht vu emri i nje aktoreje shkodrane, shume te njoftun dhe mund te jete diku e varun ne nje dhome shkodrane , shprehet mbesa e Liri Qukut, Valbona Quku./ dritare.net

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.