“T’i përgjigjet me të njëjtën monedhë”- Enkelejd Alibeaj: Nëse shkarkohet, Presidenti të…

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ndërsa ka komentuar situatën politike në vend dhe përpjekjet e  maxhorancës për shkarkimin e Metës, tha se Presidenti duhet t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë,

I pranishëm në emisionin “Kjo Javë” në “Neës 24”, Alibeaj tha se nëse e shkarkojnë, Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin.

 

Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk  zëvendëson në bllok deputetë.  Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm  përballë publikut. Presidenti mendon që do të duhet të ndërmarrë një akt të fortë ndaj publikut. A kemi sot në një Kuvend që të ketë dalë nga një proces i rregullt, ku shqiptarët të kenë shprehur vullnetin, unë besoj që jo dhe presidenti është shprehur për këtë rast. Në një konkluzion mund të arrijmë, nuk është legjitim në të gjithë konturin e tij.

Ka ndërkombëtarë të mirinformuar, që ende nuk janë shprehur, ka që janë të keq informuar dhe të painformuara. Unë di të them faktin që ne po përjetojmë këto ditë një aksion agresiv nga ana e maxhorancës.  I fundit që ka mbetur pa rënë është presidenti. Në këto kushte, nëse është e dukshme se etja dhe uria për të gllabëruar edhe copëzën e Republikës, do të duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë.  Presidenti duhet ti përgjigjet duke ushtruar të gjitha kompetencat. Nëse e shkarkojnë, të shpërndajë Parlamentin”, tha ai.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.