Thirrja origjinale e politikanit: Ejani ta vjedhim bashkë!

Nga Kreshnik Osmani

Nje oferte ne pragzgjedhjesh per popullin tim, pavaresisht se nuk marrim pjese ne zgjedhje.

Njoh një kryetar partie në një vend të huaj i cili është hajdut nderkombetar. Genjen dhe e dredh 2000 here ne dite qendrimin politik, e megjithate nuk ka fuqi toke t’ia luhase popullaritetin. Kur i kam pyetur militantet dhe pasuesit e tij me kane thene: “E dime qe genjen. Por genjen per te miren tone. E dime qe vjedh por vjedh per te miren tone. Pra ai vjedh qe te na jape ne dhe mire ben”.

Le te mbaje edhe per vete ç’problem ka?! Duke qene se ne perjetojme realitete socio-psikologjike te ngjashme, jeni te ftuar te vini te gjithe tek partia ime. Une do t’i vjedh dhe do t’i ndaj me ju. Besomeni, ju betohem per kete. Mua me mjaftojne pak para qe te bej nje jete te qete, sepse nuk me keni as per kurva, as per bixhoz, as per droge. Pra mund të jem efektiv, i shkathet dhe energjik edhe pa thithur të bardhë. E kam provuar këtë dhe ia kam dalë. Maksimumi une do ju harxhoj para per te blere kollare. Ato nuk kushtojne kushedi se çfare. Ju betohem qe shpirtin do ua marr hajduteve dhe do t’i ndaj me ju. Ju nuk te merrni seriozisht kur flet per ndershmerine sepse ju e dini qe te gjithe politikanet jane hajdute. Nuk është normale të flasim gjithë kohën për ndershmërinë në një vend ku të keqtrajtojnë dhe të tallin e legenosin aq fort kur flet për të. Edhe ju qe ju ftoj edhe ju që me lexoni hajdute jemi, sepse edhe une besoj ne thelb se beni si te ndershem sepse nuk ju eshte dhene mundesia kurre te vidhni. Mundesia qe te kete te ndershem ne mesin tuaj eshte e barabarte me mundesine qe edhe une te jem i ndershem.

Keshtu pra te dashurit e mi kam nje oferte serioze per ju!

Behuni me mua dhe me partine qe drejtoj une. E vjedhim bashke Shqiperine dhe i ndajme bashke çfare do te vjedhim. Ju ne thelb nuk jeni kunder vjedhjes, por jeni kunder ketyre maskarenjve qe vjedhin gjithçka per vete dhe nuk lene asgje per ju. Ju betohem ne Zotin se do te vjedh dhe do te ndaj me ju. Ju betohem në Zot qe do t’I shkep në gënjeshtra e do t’i mashtroj kundershtaret tane politike per interesat tona te perbashketa. Ju vete me keni thene nuk ecen i drejti ketu dhe se jam i shkathet shume, kur dua. Ju betohem se edhe nese marr pak me shume se ju te tjeret prej asaj qe do te vjedhim bashke, do jua shperndaj ju pjesen tjeter. Une e di qe do te vdes nje dite dhe do te marr me vete vetem dy metra çarçaf te bardhe. Femijet i kam rregulluar pak a shume sepse ashtu, te “frikshme” dhe te paparashikueshme fare kane ardhur rrethanat e jetes. Ju nuk besoni fare keto historite me ndershmeri brenda sepse ju kane zhgenjyer te gjithe, madje edhe une ju kam zhgënjyer. Ju kam zhgënjyer sepse jam plotësisht i paaftë për të siguruar për ju që më doni asgjë. Një vend punë nuk mundet ta gjej për ju. Një recetë ilaçesh nuk mundem ta blej për ju. Një hall në zyrat e shtetit të poshtër nuk mundem t’ua zgjidh sepse nuk ma var njeri. Pra, në thelb kam dështuar të bëj dicka për ju me metodën tjetër, dhe nuk është se kjo vlen për dicka dhe as ju hy në sy. Ma jepni nje dore e nje mundesi t’i ve ne rresht per nje keta hajdute te paturpshem qe mbajne per vete gjithçka dhe ju ju hedhin therrimet. Ju betohem qe do t’ua marr atyre dhe do jua jap ju. Ejani t’i vjedhim bashkë. Une e di qe kjo eshte nje oferte e rrezikshme, por po u beme bashke nuk ka fuqi ne bote te na ndaloje t’i vjedhim ata të gjithë. Ma jepni nje mundesi t’i grabis, e t’i plaçkis hajdutet. Ma jepni nje mundesi ta rruajmë Shqipërinë dhe ta qethim atë dhe ju betohem ne Zotin se gjithçka do ta ndaj me ju. Ju per qefin tuaj dhe prej lumturise se suksesit do te me thoni vete: “ S’ka gje. Merr ti sepse te takon njeçike me shume!” Nuk bëhet qameti se marr pak më shumë se ti, sepse fundja ti ishe fare pa gjë dhe më mirë pak sesa hiç asgjë.

Besnikerisht i juaji

Kryetari i Partise

 Kreshnik

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.