Terror dhe plumb kokës një personi, kush është 37-vjeçari që u ekstradua sot

I dënuar me 9 vite burg pas vrasjes së kryer më 1997, është bërë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia në Shqipëri, i shtetasit Saimir Gegolli 37 vjeç, lindur në Berat.

Shtetasi Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për vrasje, ndërsa Interpol Tirana sot ka bërë të mundur dhe ekstradimin e tij nga shteti grek.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur në 1997:

Loading...

Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.