Temperaturat e larta ndikojnë te “iPhone”-t, ja si të kujdeseni

Këtë javë temperaturat do të jenë të larta. E teksa shumë njerëz shkojnë në plazh për të shijuar kohën e bukur, ata kujdesen për të mbrojtur lëkurën e tyre nga rrezet e diellit.

Por ata që janë përdorues të “iPhone”-it harrojnë që të kujdesen për të. Nëse e lini telefonin tuaj në diell, do të shini një mesazh paralajmërues që ju thotë se “iPhone” juaj duhet që të qetësohet para se ta përdorni.

 

 

iphone

Por çfarë ndodh në të vërtetë kur “iPhone” juaj bëhet shumë i nxehtë?

Sipas “Apple”, “iPhone”-t punojnë në zona ku temperatura e ambientit është midis 0-35 gradë celsius. Temperaturat më të larta bëjnë që telefoni juaj të ndryshojë sjelljen e tij, në përpjekje për të rregulluar temperaturën e saj.

Përdorimi i “iPhone” në temperatura më të larta se 35 gradë celsius mund të ndikojë në jetën e baterisë. Në uebsajtin e “Apple” thuhet: “Përdorimi i një pajisjeje iOS në kushte shumë të nxehta mund të shkurtojë përgjithmonë jetëgjatësinë e baterisë”.

Ky shkurtim i jetës së baterisë ndodh për të mbrojtur komponentët e brendshëm dhe për të parandaluar ato nga mbinxehja. Gjithashtu do të vini re ngarkimin e ngadaltë, ndriçimi i ekranit dhe sinjali i dobët qelizor.

Njëkohësisht do të çaktivizohet përkohësisht edhe blici i kamerës, ndërsa performanca në aplikacionet grafike-intensive do të ngadalësohet.

bateri

Dhe çfarë duhet të bëni për ta shmangur një gjë të tillë?

Nëse vëreni se “iPhone” juaj është nxehur shumë, atëherë ka disa mënyra për t’i ulur temperaturën.

“Apple” shpjegon: “Për të rifilluar përdorimin e pajisjes suaj sa më shpejt që të jetë e mundur, fikeni atë, lëvizeni në një mjedis më të freskët dhe lejojeni që të qetësohet”.

Disa mënyra të tjera sesi të kujdeseni për “iPhone”-in tuaj:

-Ndajeni telefonin tuaj nga pajisje të tjera

– Fshini aplikacionet që nuk i përdorni, pasi kjo redukton ngarkesën e punës së telefonit.

– Shmangni përdorimin e ngarkimit të “iPhone” tuaj derisa të kuptoni se ai ka pushuar mjaftueshëm.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.