Telenovelat turke dhe Skenderbeu!

- Kryesore, Statusi Publik
0

Kreshnik Osmani

Lexoj dhe verej se pjesa me e madhe e komenteve rreth figures se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skebderbeut, eshte e lidhur pashmangshmerisht me telenovelat turke qe po transmetohen keto kohe dendur neper ekranet shqiptare, qe po ta dinte Skenderbeu ku ta di une se cfare, do te bente kush e di se cfare. Njerezit e kuptojne qe nje ushtri telenovelash tere diten neper ekranet televizive e ka nje bisht nga pas. Si “ngacaman” qe jam dhe njeri qe jam lodhur dhe kam vuajtur shume per te qene i lire, i ngacmoj turqit neper konferenca apo takime te ndryshme (gjithesesi jo shume te shpeshta) dhe u them:

“Aq vere e raki sa pihet tek telenovelat turke vallaj as ne Skrapar e as ne Gramsh nuk pihet, atje ku e pine rakine me opinga. Keni filluar te na tregoni filma me eunuke e me dashnore njelloj si telenovelat latine me Rodriges e Garcias qe e leshojne erosin ku t’i kape. Tani a ka mundesi te na tregoni perse ju sulmojne dhe ju thone “islami politik” dhe cili eshte rreziku qe perfaqesoni?!
A po e dridhni ju apo po e dredhin ata?! Apo jeni ne rol dhe beni sikur ziheni?!”

Nje pjese behet keq (jane keta specat djegs, nacionaliste islamiste turq qe nuk pranojne asnje lloj kritike) e kuptojne gozhden time. Ka dhe te tjere te vertete e te sinqerte qe me pergezojne dhe me puthin ne balle sepse edhe ata me kuptojne. Ka edhe nga ata qe me thone Kreshnik abi (vella) nuk i sjellim ne keto telenovelat por jane duar qe nuk kane lidhje me Turqine.
Per te qene te sinqerte deri ne fund, eshte e veshtire te japesh nje version lidhur me kete sepse Turqia eshte nje shtet shume i madh dhe ka aq shume korente e rryma politike brenda saj, sa eshte gati e pamundur qe te kuptosh gjithcka dhe aq me teper te flasesh per te me kompetence te plote.
Per te mos u zgjatur shume ndjehem i shtrenguar te dal tek thelbi i shkrimit tim, nga frika se po u sterhollua shume kjo histori mund te humbase esenca.

Turqit duhet te kene parasysh dicka shume te rendesishme. Eshte e pamundur te penetrosh kulturalisht ne Shqiperi me kesoj telenovelash pasi pjesa me e madhe e shqiptareve e marrin liberalizmin nga oksidenti dhe e perceptojne ate vetem si oksidental. Cdo lloj liberalizmi qe vjen nga Lindja ata e shohin si te shtirur, aspak origjinal dhe per me teper nje mall si te gjitha mallrat qe imitohen nga Lindja dhe kerkojne tregje ne Perendim, qe gjithesesi nuk e kane namin te mire. Shqiptaret e shohin oksidentin tek RAI, tek CNN, tek BBC-ja e keshtu me radhe, ndaj dhe eshte e veshtire ta pranojne liberalizmin dhe oksidentalizmin qe vjen i ambalazhuar nga Lindja sado i shkelqyeshem qe te jete amballazhi. Per arsye historike dhe te vuajtjeve te medha shqiptaret kane fobi prej Lindjes dhe prej gjithçkaje vjen prej saj.

Ne mungese te perkujdesjes per keto sensibilitete, Turqia perthith pa dashur urrejtjen e nje pjese te shqiptareve. Kjo lloj amalgame e mistershme kulturore qe vjen prej Turqise me ngjan me disa portale qe kane nisur te hapen sefundmi dhe qe mbeshteten prej Turqise per te konkuaruar portalet e gylenxhinjve. Te njejet njerez te cilet me kane anatemuar si njeri liberal, nacionalist dhe europianist dhe që u shiten turqve me turq se turqit, ashtu siç e kemi ne per zakon te shtiremi, te lepihemi e te servilosemi, çdo dy tre lajme per Perandorine Osmane, per Erdoganin dhe vlerat e syltijashit u duhet nje shkrim per sisat e Luana Vjollces, buzet e Ciljetes dhe te pasmet e Ences duke bere si portalet qe shkruajne per seksin per te kapur klikime. Me nje fjale me ta neverit portalin me gjithe lajm. Qasje kulturore te neveritshme qe nuk jane as Lindje as Perendim. Qasje pa esence, pa thelb, pa arome dhe pa gjini.
Nga ana tjeter, pervec pjeses injorante, provinciale dhe idiote qe percjellin shume nga keto telenovela, nuk mendoj se ka vend per t’u shqetesuar ekstremisht nese keto telenovela shihen shume, sepse edhe lloji apo stili yne i jetes per arsye historike gjithashtu ngjason me shume me Turqit sesa me brazilianet apo me Bidain dhe Raxh Kapurin e Indise. Pra zhvillimet e atyre telenovelave jane ne shtratin e tyre te natyrshem kulturor.

Turqit duhet te perpiqen t’i kuptojne shqiptaret dhe nuk duhet te gabojne me ta sepse rrezikojne t’i humbasin. Ata u prishen me Skenderbeun sepse nuk u moren vesh me te, jo sepse Skenderbeu kishte nje agjende te ndryshme nga ata. (Kjo eshte nje qasje e imja te cilen do ta sqaroj ne nje shkrim tjeter). Skenderbeu e ndryshoi agjenden kur u perball me kokefortesine Osmane perballe pretendimeve te tij. Turqit e sotem, ashtu sic na duan e na mirepresin sa u shkelim ne aeroport, duhet te perpiqen te na kuptojne dhe nese nuk e bejne do te na humbasin sepse edhe ne mund te ndryshojme agjendë njelloj si heroi yne kombetar, per arsye te kokefortesise. Ju na keni vene emrin arnautë dhe ne Turqi thuhet shpesh “inat arnauti”. E keni gatuar kete popull 500 vjet dhe duhet ta kuptoni mire se shqiptari e ka koken si mushka. Sepse arnaut do te thote: Turp te kthesh pas. Mos i humbisni shqiptaret me provincializma, injoranca dhe qasje kulturore e politike te lodhshme, sepse po u treguat me ta kokeforte do ju lene dhe po ju lane, arnautet nuk kthehen me pas!

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *