Telefonata/E: Nëse nuk prishet Teatri gjej vrimë e futu, se i kom dhone fjalën robve

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet Erion Veliaj dhe Edi Rama pas kthimit mbrapsht të ligjit të Teatrit që Presidenti Ilir Meta bëri ditën e premte.

Deda ka postuar në profilin e tij në facebook bisedën që e quan “Telefonata e fundit”, e cila është kryer mes ‘’Ramës” dhe ‘’Veliajt”, ku numri 1 i qeverisë kërcënon kryebashkiakun se në rast se nuk prishet Teatri duhet ta harrojë rikandidimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Loading...

Sigurisht që e gjithë biseda ështëe inskenuar, po shumë fakte mund të thuhen më së miri dhe me humor.

Për më tepër lexoni postimin:

Telefonata e fundit…..!

(Bie zilja)

F: Alo, shef si kalove?

E: Ho mer gamor ku je? Nji gjo te lash e s’e bone dot.

F: Se di shef, jam shume i merzitur. Nuk e prisja nga Iliri.

E: Ça nuk prisje ti mor langaraq? A the vet se do e rregulloje ti me Liken?

F: Te thashe dhe u mundova pafund por nuk ja dola.

E: Po pse qurravitesh tashti. Po ti per vete e ke, se po nuk e majte mire me Liken, harroje Tironen. Na more n’qafe o i marum.

F: Po te lutem mos me shaj me se pak i merzitur jam, me shan edhe ti dhe pastaj do kaloj ne depresion.

E: Leni mor keto viktimizimet ti por shif se e ke dhi muhabetin. Edhe nji gjo, mos u sill restoranteve me Blushin me bo plane kunder meje se e di ti pastaj…!

F: Pse e paske marre vesh edhe kete?

E: Amon mos na boj me qesh po ik tashti e rrej dynjone me noj video sikur po punon dhe mos harro, nese nuk prishet Teatri gjej vrime e futu, se i kom dhone fjalen robve.

F: Mire shef, do mundohem. Mirupafshim dhe ja kalofsh bukur kete fundjave te nxehte.

E: Ik ere budalla.

P.s. Sqarim. Meqe Edi dhe Eri i kishin njesoj inicialet, per efekt dallim Erin e quajta F si Fiku. Faleminderit per mirekuptimin.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.