Tartufi shqiptar i rrallë dhe i shtrenjtë, sa shumë e pëlqejnë italianët…

Shqipëria po kthehet në një vend problematik edhe për produktet organike të ligjshme.

Sipërmarrësit italianë në rajonin e Toscanës kanë dhënë alarmin se Shqiptarët po fusin sasi të mëdha tartufi, duke i tregtuar si produkt vendas.

Ky rajon është ndër më të njohurit në botë për kërpudhën e famshme e njëkohësisht të shtrenjtë.

Shqiptarët me sa duket kanë gjetur një mundësi për të përfituar shuma të mëdha parash, pasi një kilogram kushton plot 300 euro.

Ulja e prodhimtarisë vendase me 70% ka bërë që të rritet kërkesa për tartufin shqiptar, shkruan Scan TV.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave flasin për vetëm 3.4 kilogramë kërpudha të llojit tartuf të eksportuara nga vendi jonë gjatë vitit të kaluar, dhe 132 kilogram në formë të konservuar, pra të industrializuara. Nga ana tjetër, të dhënat e doganave flasin për 0 importe, që do të thotë se, ose i gjithë konsumi vendas i tartufit është produkt vendi, ose i ardhur kontrabandë nga vendet  e tjera pa certifikatë origjine.

VIDEO:

Loading...

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.