Sulmoi ashpër kundërshtarët, Khabibit mund t’i hiqet titulli

Ndeshja mes Khabiv Nurmagomedov dhe Mcgregor degjeneroi në një dhunë masive.

Rusi kapërceu kafazin dhe sulmoi stafin e boksierit rus, teksa u desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej.

Lidhur me trazirat, ka folur edhe Presidenti i UFC-së, Dana White.

Ai ka bërë të ditur se Khabib Nurmagomedovit mund t’i merret titulli i kampionit.

Ai u shpreh:

Nuk jam i sigurt se ai do ta humbasë titullin. Kjo vendoset nga Komisioni i Shtetit të Nevadas. Unë besoj se Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas do të jetë i ashpër me Khabibin”.

Khabib Nurmagomedov është kampioni absolut i kategorisë së mesme në UFC.

Mëngjesin e sotëm ai mposhti irlandezin McGregor duke mbrojtur edhe njëherë titullin.

Loading...

Megjithatë, rusi ka kaluar jo pak vështirësi për të arritur këtu ku është sot.

I lindur në rajonin Dagestanit në Rusi, 30-vjeçari ka folur shumë për jetën e tij dhe pasionin për artet marciale.

Ai shprehet se jetesa ka qenë shumë e vështirë sepse vendi i tij ka qenë gjithmonë në luftë për pavarësi ndaj Rusisë, por kjo e ka berë atë më të fortë.

Shtysa më e madhe për të është babai i tij, të cilit i dedikoi dhe fitoren e sotme.

Ai shprehet:

Kam jetuar me 15 vëllezër në një shtëpi. Babai na stërviste në mëngjes dhe në darkë. Jam krenar që i bëj të lumtur.”

Khabib Nurmagomedov arriti që të bënte fitoren e 27 nga 27 ndeshje që ka bërë në karrierën e tij.

Ajo kundër Conor McGregor është dhe ndeshja e jetës së tij, pasi mundi një nga rivalët më të fortë në botën e MMA-së.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.