Sukses i madh i policisë, arrestohet shurrëbërësi i pragut të Edi Rames

Burime të sigurta, nga Ministria e Punëve për Brenda, bëjnë me dije se pas një pune dhe përpjekje intensive, u zbulua autori i shurrëbërjes në derën e Edi Ramës. Për të patur një sukses të plotë, organet policore shqiptare, kishin shpallur dhe kërkimin nëpërmjet Interpolit, akt i cili rezultoi i panevojshëm.  Dje në mesditë, policia shqiptare, arrestoi Florian Markun, 35 vjeç, me arsim tetë vjeçar, lindur dhe banues në Shkodër. Ky arrestim u krye në Tiranë.

Tridhjetë minuta pas arrestimit, Florian Markut iu komunikua se akuzohej për tre vepra penale.

Vepra e parë: “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Vepra e dytë: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Vepra e tretë: “Prishja e qetësisë publike”.

I arrestuari Florian Marku, pasi lexoi katër herë akuzat, pyeti:

– Po akuza e shurrës ku është këtu?

– Atë e pagoi Partia Demokratike dhe lekët i mori Lali Eri, – i tha drejtori i policisë Ardi Veliu, i cili siç ndodh rëndom, mori pjesë vetë drejtëpërdrejtë në këtë aksion të rëndësishëm dhe jetik për fatet e policisë dhe të pragut të kryeministrisë, ku hyn dhe del Edi Rama.

– Mirë, dakord, e kuptova, – tha me një qetësi absolute i arrestuari dhe pastaj, befas, në mënyrë të rrufeshme, zbërtheu pantallonat, nxorri hallatet dhe përmori me një presion shumë të lartë, mbi letrën ku ishin shkruar tre akuzat.

Ky veprim kaq i beftë, e detyroi Ardi Veliun të bëntë një reagim të menjëhershëm largimi, por pa ndonjë sukses të madh.

Ky veprim kaq i beftë, e detyroi Ardi Veliun të bëntë një reagim të menjëhershëm largimi, por pa ndonjë sukses të madh.

Veprimi i turpshëm i të arrestuarit, sipas të gjithë rregullave dhe protokollit, iu bë me dije zëdhënëses së Rilindjes, zonjës Elisa Spiropali, e cila pritet të bëjë një video për të dënuar këtë akt dhe për t’i kërkuar policisë, që të ndaluarit t’i shtohet edhe akuza për përmjerien e letrës ku ishin shkruar tre akuzat penale.

Ndalimi i shurrëbërësit, të pragut ku hyn e del Edi Rama, në qytetin e Tiranës, shënon suksesin e parë, të rëndësishëm të Ministrit Sandër Lleshaj./TPZ.al/Tej e këtej

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.