Studentja ‘ngelëse’ i përvishet kryeministrit Rama: Mos u mbështet tek injoranca por ul tarifat, lëri manipulimet

Vjeshta ,e provimet e saj, nuk është vetëm për ata studentë që nuk marrin notë kaluese në provime, por është dhe për studentët që gjatë vitit detyrohen të bëjnë punë dhe nuk marrin dot notën që donin, apo të tjerë që kërkojnë mesatare për një mundësi kualifikimi jashtë vendit.

Të gjithë këto janë “harruar” sot nga kryeministri Edi Rama, kur thoshte se shteti nuk do të paguajë për ngelësit.

Lidhur me këtë situatë ka qenë aktivistja Rezearta Caushaj ajo që ka një sqarim për kryeministrin Rama.

Statusi i plotë i studentes Rezearta Caushaj

Ktheji përgjigje kësaj z. Kryeministër!,

Në fund të vitit të tretë të Universitetit kisha grumbulluar plotë 6 provime për ripërsëritje gjatë tre viteve studime. Kjo përveç ndonjë provimi në vjeshtë që kisha hedhur për lehtësi studimi sepse ke më shumë kohë në dispozicion.

Loading...

Motivi: Kisha marr 9 (tek-tuk një 8 )dhe doja përmirësim. Dhe mora përmirësim.

Ishte një përllogaritje e imja për të maksimizuar rezultatet.

Kryeministri jonë vazhdon dhe mbështetet tek injoranca e përgjithshme, duke quajtur “ngelës” studentët që japin provime në vjeshtë.

E vërteta është që “vjeshta” në universitet nuk është ekskluzivitet i studentëve ngelës.

Universiteti nuk është shkolla 9 vjeçare.

Studentët janë të rritur që edhe punojnë dhe kanë nevojë për një sistem që t’iu përshtatet nevojave të tyre.

UL TARIFAT, LERI MANIPULIMET!

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.