Strazimiri:Një mesazh për PAMECA dhe ICITAP/Kush është Hakiu që do gradohet me konkurs…

Deputeti demokrat Gent Strazimiri përmes një komenti në rrjetet sociale ka reaguar mbi proccedurën e hapur një ditë më parë për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. një procces i pabazuar në ligjin për Policinë, Strazimiri ironizon heshtjen e ICITAP dhe PAMECA përballë asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me uniformat blu në Shqipëri.

Reagimi i deputetit Strazimiri

For IMMEDIATE RELEASE:

Në vëmendje të misioneve ICITAP dhe PAMECA që hanë e pijnë, me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë (të cilët nga ana e tyre mendojnë se i hamë e i pijmë ne):

– Ky “fatmirllëku” i shpalljes së “konkursit për zgjedhjen” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi cilin ligj bazohet, se tek ai i Policisë jo njëherë…

Kush është “Hakiu” i ri që do gradohet “me konkurs” dhe do gdhihet Drejtor i Përgjithshëm?

– “Lirimi nga detyra” i Hakiut të vjetër “me propozim të ministrit”, në cilin ligj bazohet?

Në këtë ligjin për të cilin paguheni të mbikqyrni, motivacioni “për një impuls të ri në përmbushje të objektivave” nuk ekziston! Ka një term që quhet “shkarkim për mospërmbushje të objektivave”, dhe është PENALITET!

Ju kam pritur e përcjellë në zyrë, në Ministri të Brendshme “me kërkesë urgjente”, për një shofer furgoni policie a polic dere, për të cilin “kishte dyshime se ishte pranuar në organizatën e Policisë duke anashkaluar kriteret ligjore”… dhe kam bërë mirë!

Kam 4 vjet që kundroj heshtjen tuaj për promovime tërësisht të jashtëligjshme falë kontributeve politike si dhe për shkarkime edhe më skandaloze të qindra oficerëve, kolegëve tuaj të nëpërkëmbur e hedhur në rrugë me porosi politike për të liruar vend për të parët.

Kam 4 vjet që ju kundroj tek heshtni, edhe kur të gjithë këta kolegë tuajët kanë fituar gjyqet “për shkarkim të pabazuar në ligj”, madje edhe kur dora e krimit i ka gjetur dhe ekzekutuar për shkak të detyrës!

Sot ju shoh tek pranoni të bëheni skenografi e një farse rokadash politike, në një organizatë policore që e shndërroi këtë vend në “kanabistan”, “serën evropiane të drogës”, me 128 drejtues të implikuar në narko-trafik, 3 drejtues “në kërkim”, dhe 1 ish-ministër të brendshëm që zullumin e ka aq të madh sa që duhet të vijë deri edhe FBI për ta hetuar…

Në këtë 105 vjetor të Policisë Shqiptare ndërpritni talljen!

Bëni punën! Jetoni me djersë se janë me mijëra sy e veshë kolegësh që ju ndjekin, e që kanë nevojë për një standard moral e ligjor që duhet të ruani, më shumë se sa për trajnimet ku “i mësoni” se si kapet në këtë pëllëmbë vend krimineli e rrugaçi (dmth ai qurraveci “shoku i Edit”)….!!!

Bëni aktin tuaj patriotik për vendin tuaj, jo për timin!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.