Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ndërprerë sërish seancën plenare, pasi nënkryetari i Kuvendit, demokrati Edi Paloka nuk ka pranuar të lërë sallën, pas vendimit të Rucit për përjashtimin e tij nga punimet.
Pas ndërprerjes së parë, fill pasi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, Ruçi kërkoi pushim, në pritje që Paloka të dilte jashtë nga salla e punimeve të Kuvendit.
Por në rinisje, Paloka ka qenë sërish i pranishëm, gjë që e ka detyruar Ruçin të ndërpresë sërish punimet dhe të thërrasë mbledhjen e Byrosë për të marrë vendim lidhur me përjashtimin e Palokës.