Sokol Hoxha: Ramizi do likuidonte Kadri Hazbiun, letra e tij nga burgu për Enverin, që Nexhmija…

Teksa bën përgjegjës Ramiz Alinë dhe Kadri Hazbiun si nxitës të fejesës së djalit të Mehmet Shehut me Turdinjtë, Sokol Hoxha, tregon në  “Panorama” biseden me te atin, Enverin, per kete teme dhe zbulon se ishte pikerisht Kadri Hazbiu që nxori emrin e Ramizit.

“Babai i ka thënë: “Hapju partisë Kadri se mund të ketë edhe ndonjë shok tjetër që këtej na hedh krahun në qafë e nga ana tjetër nuk ia do të mirën partisë”. Këtë që ma ka thënë babai e kam parë ekzaktësisht të filmuar në emisionin “Opinion” nga një dokumentar i CHANEL 5 francez. Çka më vonë Fevziu e ka eliminuar pas evidentimit të këtij fakti nga Liliana në polemikat publike të saj. Në këtë sekuencë filmike babai i drejtohet Kadriut duke i hedhur dorën në qafë Ramiz Alisë, çka shpreh qartë që mos është ky tjetri? Me këtë Kadri Hazbiu i bëri të keqen vetes, por shpëtoi Ramiz Alinë me besimin se ai do ta mbronte duke paralizuar dhe dyshimet e Enver Hoxhës ndaj Ramiz Alisë” thote ai.

Ai thekson se Kadri Hazbiu nuk e shiti Ramizin, por as nuk e mbrojti.

“Se Ramiz Alia donte ta likuidonte dhe atë. Në vetvete dhe ai krah shumë i fortë. Si për shembull, mbrojti Adil Çarçanin e butë për ta bërë kryeministër pas vdekjes së Mehmet Shehut, ndonëse atë e kishte kritikuar Enver Hoxha si zv.kryeministër i dobët i tij. Kadri Hazbiu përpiqet të hapet ndaj Enver Hoxhës me një letër nga burgu, e cila nuk i vajti asnjëherë atij, e kthyer mbrapsht e pahapur nga Nexhmije Hoxha, gjoja për në arkiv. Kjo letër rezulton sot e humbur;- thote Sokoli ne “Panorama”.

Sipas tij, është shume e çuditshme qe Nexhmija nuk ka folur per nje gje te tille.

<p>&#8220;Merr për shembull letrën e Mehmetit që u publikua në media pas regjimit komunist. Reagimi i parë publik i Shaban Sinanit, drejtor i Arkivit të Shtetit dhe ish-sekretar i Ramiz Alisë, ishte që letra nuk kishte ekzistuar ndonjëherë në Arkiv. Pas rrëmujës që supozonte që letra ishte e fabrikuar nga Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, ky intelektual tha publikisht të kundërtën: që letra ishte tërhequr nga Arkivi duke sipërmarrë që dhe ky vetë ishte në dijeni”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.