Skandali te Unaza/ Basha: Të anulohet tenderi, qesharake kërkesa për vinça 400 tonë

Teksa numeroi skandalet e qeverise Rama, e duke i bere paralajmerimin e forte te ndale skenarin ne te cilin po vepron ne kurriz te shqiptareve, kryedemokrati Basha eshte ndalur edhe ne skandalin e tenderit me Unazën e Madhe.

basha

Gjate deklarates se tij nga selia blu, Basha tha se PD ka nje kerkese dhe te vetme per kete megaskandal, anulimin e gjithe tenderit.

“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emërua Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia”- tha Basha.

Sipas Bashes, “Është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. Ky tender duhet anuluar i tëri, cdo hap e në vecanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara, vinça 400 tonsh, janë qesharake”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.