Skandali me radarët, 4 jashtë funksionit, 2 me ndjeshmëri të ulët. Dokumentat e dëshmitë

Dritëhijet e një skandali

Sistemi i radarëve ose  ndryshe sistemi i monitorimit të hapësirës detare shqiptare është një ndër sistemet më të rëndësishme në vend, pasi lidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë. Para thuajse një viti në jetën politike të vendit mbizotëroi debati mbi atë që u quajt si fikja e radarëve, ku opozita hodhi akuza të forta ndaj qeverisë se përmes këtij veprimi po lehtësonte trafikun e drogës nga rrugët detare. Por nga ana e saj, shumica qeverisëse nuk e pranoi asnjëherë akuzën e opozitës. E megjithatë kjo ccështje në atë kohë mbeti pezull e ndërsa në terrenin politik u shfaqën të tjera “diskutimet të nxehta” e së fundmi nuk kanë munguar tensionet pas ccështjes “Tahiri” apo edhe rastit të ministrit Xhafaj.

Por pak ditë më parë në redaksinë e “standard” mbërriti një denoncim i cili kishte të bënte pikërisht me sistemin e radarëve në vend. Një burim, i cili kërkoi të mbetej konfidencial, i bëri të ditur gazetës se në dy muaj e gjysmë që nga 1 marsi i këtij viti, 6 prej radarëve të vendit, nga 7 gjithsej, ose nuk kanë funksionuar ose kanë pasur ndjeshmëri fare të ulët. Burimi, i cili është i brendshëm në sistemin e radarëve, theksoi se shumica e tyre kanë humbur orientimin dhe se distanca e zbulimit nga ato është zvogëluar ndjeshëm në këto muaj. Ndryshe nga akuzat e një viti më parë, këtë herë nuk flitet për fikje me dashje të radarëve, por një lënie pas dore të tyre, në një gjendje e cila nuk krijon mundësi për zbulueshmëri. Nuk e dimë nëse ky veprim ka ardhur nga neglizhenca e shtetit ( gjë e cila do ishte skandaloze pasi kemi të bëjmë me sigurinë e vendit) apo nëse ka pasur të tjera qëllime, të cilat kanë “detyruar” autoritetet përkatëse të rijnë urtë e mos ndjehen për këtë gjendje të radarëve.

Ndërkohë burimi ynë thekson se një ndër arsyet ka të bëjë sipas tij edhe me dëshirën e ministrisë së Mbrotjes që mirëmbajtjen e këtyre radarëve ta marrë një “kompani e preferuar” dhe jo ajo që e kishte më parë. Por edhe nëse do ishte kështu, pra një favorizim klientele, është krejtësisht e pafalashme që kontratat për qëllime klienteliste të mbizotërojnë mbi sigurinë e vendit. Pasi 6 radarë në gjendje thuajse të fikur, me ndjeshmëri fare të ulët, tregojnë se kufijtë e vendit janë thuajse jashtë kontrollit dhe ky është një veprim trashanik që prek rëndë sigurinë kombëtare. Në redaksinë e gazetës krahas denoncimeve mbi gjendjne e radarëve, të cilat do ti specifikojmë më pshtë, kanë mbëritur edhe dy dokumenta të printuara nga brenda sistemit, të cilat tregojnë se disa prej radarëve nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie.

Dokumenti i radio valeve te 4 radareve, ku nuk tregohet asnjë shenje apo ndjeshmëri e sistemit

Dokumentat

Kështu në dy dokumentat e disponuara nga “standard” shfaqet gjendja e gjithsej 4 radarëve, përkatësisht: atij të Llogarasë, Porto Palermos, Guri Gomares e Sazanit. Në fletën e printuar duket qartazi se nuk ka asnjë shenjë apo ndryshim të vogël në frekuencën e radio valëve që të tregojë ndonjë lëvizje apo ndjeshmëri të radarëve. Në dokument duken vetëm trekëndëshi i AIS-it , i cili është sistemi i identifikimit automatik, një sistem ky automatik ndjekës i përdorur në anije. Duhet theksuar se informacioni i AIS plotëson radarin detar, i cili vazhdon të jetë metoda kryesore e shmangies së përplasjes për transportin e ujit. Por nga dokumenti duket qartazi se radarët nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie dhe sipas denoncimit kjo periudhë prek një afat kohor thuajse dy muaj e gjysmë.

Dokumenti qe verteton se nuk ka asnjë levizje apo ndjeshmëri të radio valeve te radareve

Gjendja e radarëve

Gjendja e sistemit të radarëve duket e mjerueshme sipas burimit, i cili theksoi se prej dy muajsh, pra që nga 1 mars e deri në 1 maj, duke mos patur të dhëna për periudhën nga 1 maj e këtej, tek sistemi i radarëve nuk janë kryer shërbimet e duhura.

Kështu përkatësisht Radari i Durrësit gjatë periudhës kohore të përcaktuar më sipër ka qenë jashtë shërbimit dhe kishte humbur orientimin.  Radari i Sazanit ka ndjeshmëri shumë të ulët dhe distanca e zbulimit është zvogëluar ndjeshëm. Po ashtu Radari i Porto Palermos ka ndjeshmëri mjaft të ulët e ndërsa duket se i vetmi radar që është në funksion është ai i Guri Gomares.

Salla e kontrollit operator, bën të ditur burimi, në Pashaliman dhe Sarandë ndodhet thuajse jashtë funksionit. Ka mos përputhje të mëdha me sallën qëndrore, pasi në monitoret e kësaj salle shfaqen pamje të ndryshme gjë e cila tregon se sistemi nuk është në sikron. Pra për ta kuptuar, një objekt që shfaqet në sallën qëndrore në Durrës nuk shfaqet në sallën e Sarandës, pavarësisht se objekti është realisht në Palermo. Kjo bën që zbulueshmëria e sistemit dhe gjurmimi i objekteve të jetë i gabuar ose të mos bëhet fare. Sistemi i ushqimit dhe motor gjeneratorët në Ksamil e Porto Palermo janë jashtë gadimshërie e ndërsa në Llogara e Sazan janë dy gjeneratorë jashtë gadishmërie e Kodër Durrës një gjenerator i tillë.

Kjo gjendje e mjerueshme e sistemit të radarëve në vend vijnë për shkak të mos kryerjes së shërbuimeve të profilasisë mujore të detyrueshme për mirëmbajktjen teknike të sistemit. Komanda e flotës ka ngritur një grup pune për gjoja mirëmbajtjen e sistemit, por duket se shumica e këtyre problemeve në sistem janë krijuar nga ndërhyrjet e parregullta e këtyre “specialistëve” që nuk kanë asnjë trajnim teknik për ti shërbyer sistemit dhe për më tepër nuk kanë certifikatë sigurie për të punuar në këtë sistem, pavarësisht se janë punonjës civilë të flotës. Ky lloja organizimi pa efakisitet ka ulur ndjeshëm aftësinë zbuluese dhe operacionale të sistemit.

U deshën vetëm dy muaj për të vënë në pikëpyetje sistemin vetëm se kanë ndërhyrë njerëz jo kompetentë, të pacertifikuar , me urdhër të komandantit të flotës që nga ana tjetër ndodhet në komunikime me një kompani “mike speciale” ( comm…. prog..) që nuk ka as më të voglin specializim dhe aftësi për të mirëmbajtur sistemin.

Ngritja e grupit të pa specializuar për këtë profil teknik ngre dyshime se kjo ndoshta është bërë me dashje, kjo me qëllimin që gjendja e sistemit të rëndohet dhe në kushtet e emergjencës të përjashtohet një kompani dhe të vendoset një tjetër që është pranë kupolës së ministrisë. Por kjo kompani e re nëse do vinte nuk do ta realizonte kurrë mirëmbajtjen, bën të ditur burimi, pasi arsyen e thjeshtë se: Nuk ka  suportin teknik të kompanisë prodhuese e cila ka prodhuar një pjesë kryesore të sistemit që dikton dhe shërbime të ndryshme të pjesëve të difektuara ose rinovimin e tyre.

Ndërkaq një tjetër konstatim është se disa anije nuk kanë bërë asnjë shërbim për radarët e tyre, të cilët janë jashtë kushteve teknike, kanë humbur orientimin dhe zbulueshmërinë dhe gjithashtu dedektojnë objekte me gabime në kordinata dhe në distancë të afërt. Themi disa se në dy anijë që burimi ynë ka lundruar kanë pasur problem në radar, mbase edhe të tjerat mund të jenë në të njejtën gjendje.  Në Pashaliman ndodhet kantieri në të cilin presupozohet të bëhen të gjitha shërbimet e nevojshme, por këto thekson burimi,nuk bëhen dhe me sa duket sipas tij  formularët plotësohen fiktivisht ( informacioni për këtë pjesë ka ardhur nga kontaktet gjatë kryerjes së profilaksisë mujore të shërbimeve në site).

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes, sipas burimit konfidencial, mësohet se i ka dërguar një letër rekomandimi Kompanisë më të madhe ushtarake në botë, “ Lockheed Martin”, ku i sugjerohet të përzgjidhet si partner lokal një kompani e cila, njihet si e afërt me kupolën e ministrisë/standard

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.