Skandali francez i qumështit të bebeve me salmonelë prek 83 shtete Skandali francez i qumështit të bebeve me salmonelë prek 83 shtete

 Më shumë se 12 milionë kuti me qumësht pluhur bebeje në 83 shtete janë tërhequr tani nga tregu pas skandalit të salmonelës që përfshiu kompaninë franceze të qumështit Lactali, sipas BBC, njofton Syri.ne.

Shefi ekzekutiv i firmës konfirmoi shkallën e rrezikut të kontaminimit në mediat franceze.

Produkti është ndaluar të tregtohet që nga dhjetori, pasi bakteri i salmonelës u zbulua në një fabrkë. Padi ligjore janë ngritur nga prindërit që thanë se fëmijët e tyre u sëmurën pasi kishin pirë këtë produkt.

Grupi Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produketeve të qumështit me shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh.

Ndalimi i shitjes së produkteve është njoftuar tre herë nga firma dhe mbulon një gamë të gjërë të shitur nën markat në pronësi të këtij grupi.

Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidratim. Mund të jetë kërcënuese për jetën veçanërisht për fëmijët e vegjël.

Deri tani 35 raste janë konfirmuar në Francë dhe një tjetër në Spanjë. Një tjetër rast i mundshëm po hetohet në Greqi, thanë autoritetet franceze të premten.

Kompania dyshon se kontaminimi u shkaktua prej punimet ronivuese që po kryen në fabrikën Celia në Crayon, në veriperëndim të Francës.

Ministri i Bujqësisë së Francës tha se produkti nga fabrika do të ndalohet tërësisht ndërkohë që vazhdon hetimi.

Qeveria franceze e ka paralajmëruar kompaninë për ndëshkim dhe e ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj zinxhirit të disa supermarketeve të mëdhenj që kishin vazhduar të shisnin produketet që mund të ishin kontaminuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.