Skandal/ Qytetarja denoncon një rast konkret në BIG Market, shiten produkte jashtë afatit të skadencës

Produktet ushqimore të paketuara që tregtohen në supermarkete përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e konsumatorëve. Edhe më e rrezikshme bëhet situata në rastet kur këto produkte konsumohen jashtë afatit të skadencës. Pikërisht në një nga supermarketet në Tiranë, konkretisht “BIG Market”  një qytetare sapo denoncoi një rast konkret  ku kosi shitet jashtë afatit të skadencës.

Të tilla produkte që u ka kaluar data e konsumimit shiten lirshëm edhe në disa prej supermarketeve më të frekuentuara në kryeqytet.

Loading...

Shumë konsumatorë të joshur nga ofertat e uljes së çmimeve e të tjerë nga pakujdesia e kontrollit të datës së skadencës janë bërë “pre” e konsumimit të produkteve ushqimore të skaduara, që sipas specialistëve të sigurisë ushqimore kanë efekte të rrezikshme për shëndetin.   Në disa raste ka rezultuar që produkteve ushqimore iu është falsifikuar data e skadencës, çka e bën edhe më të vështirë identifikimin e tyre si të konsumueshme ose jo nga blerësit.

Qytetarja i kërkon ndihmë AKU ? ! Por pas aksionit një javor sa për pak show televiziv asgjë nuk ka ndryshuar.

Ushqimet që ne konsumojmë vazhdojnë të jenë të pakontrolluara dhe ne në mëshirën e fatit…/Publik live

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.