SKANDAL/ Nuk kemi ambulancë, po munde eja me mjetin tënd zotëri….

Dritan Laci 

E gjitha lufta ime antisitem ka të bëjë me një Shqipëri më të mirë dhe të jetueshme për gjithsecilin prej nesh që e mendon këtë vend si tokën ku ka lindur dhe ku do ngrysë ditët e pleqërisë apo edhe ata qe kane zgjedhur te jetojne jashte por amanetin e fundit duan ta lene te prehen ne vendin e tyre….
Sot e pashe veten shume pisk. .
Per shkak te nje problemi te rikthyer te vjeter shendetesor fillimisht pata nje kontraktim te tmerrshem muskulor qe me krijoi veshtiresi te medha ne frymemarrje aq sa nuk flisja dot nga dhimbjet. ..
Me nje llaf thashe se ika per lesh…
Me keshillen e nje mikut infermier mora ne numrin 127 te Urgjences Mjekesore pasi situata po rendohej nga momenti ne moment…
Ora 16.37. Urgjenca Mjekesore prane Maternitetit te Ri.
Dhashe gjeneralitetet ne telefon. Doktoresha me pyeti per simptomat. Ia shpjegova. Nderkohe qe I thashe qe jam shume rende dhe nuk marr dot fryme gje qe kuptohej edhe nga veshtiresia ne komunikim. I kerkova te vije ambulanca. 1 km meter larg nga Materniteti. Pasi I tregova edhe njehere simptoma dhe I thashe qe me shume gjasa eshte nje kontraktim qe vjen nga Fibromialgjia, doktoresha me tha shko ne Farmaci dhe merr Brexin…
Ora 17.30. E marr serish Urgjencen Mjekesore. I prezantohem serish edhe pse me shume veshtiresi. I them te lutem nuk jam mire. Me dergo ambulance. Nuk keni ambulance e pyes.
Jo,- me thote doktoresha ne telefon,- jane te gjitha ne levizje.
Po si I behet e pyes…
Vjen dot me mjetin tend ose te shkosh ne Bllok te Urgjenca atje ne rrugen “Gjin Bue Shpata”,-me sugjeron
Doktoresha une sapo ju thashe qe nuk leviz dot, si mund te vi me mjeti tim apo te leviz me kete frymemarrje.
Nuk di cfare te them, perpiqu mos shko ne spital ose pi nje caj bimor…
Ketu e mbylla telefonaten.
180 mije leke arketoi operatori privat qe I eshte dhene me konceision Sherbimi I Urgjences nga telefonata ime qe regjistrohet ne Urgjencen Mjekesore.
Perfshi edhe telefonaten e dyte, 360 mije leke dy telefonata ndersa une jam akoma ne shtrat mezi ul dhe ngrej koken..
Nuk kam asgje me doktoreshen.
Aq sa kishte mundesi me ndihmoi.
Ose me sakte e ndihmova edhe une nga telefoni per ti dhene nje ndihme per diagnosen. ..
A jam mire, a vdiqa, nuk me mori me askush mbrapa ne telefon edhe pse telefonata ime eshte e regjistruar bashke me numrin..
Per cdo te thene me siper mbaj pergjegjesi te plote, tjetren nuk e di se kush duhet te mbaje pergjegjesi per mungesen e ndihmes mjekesore…
Di qe akoma kam probleme me frymemarrjen dhe ekuilibrin dhe kete status te nevojshem po e shkruaj nga shtrati I shtepise.
Faleminderit per durimin kush me lexoi deri ne fund.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.