Si ndodhi vrasja në Vlorë, autori dhe viktima po pinin kafe bashkë

VLORE

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e kreut të njësisë administrative në Selenicë mesditën e sotme.

Viktima dhe autori po pinin kafe, më pas autori është larguar, ka shkuar të marrë çiften dhe e ka qëlluar 64-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Raportohet  se viktima e autori kanë qëndruar rreth 30 minuta bashkë duke biseduar. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i nxehur pasi është çuar nga tavolina.

Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, kreu i njësisë administrative në këtë fshat.

Loading...

Ngjarja

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi Admir Delaj dhe janë vënë në ndjekie të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.