Si e zgjodhi Basha kryeprokurorin e ri?

- Aktualitet, Politike
0

Teatri parlamentar mes tymuesesh dhe debatesh ka përfunduar. Arta Marku është zgjedhur kryeprokurore e përkohshme me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime.

Lulzim Basha pas votimit në parlament tha se do të fillonte një lëvizje popullore, pas puçit kushtetues të bërë nga Edi Rama dhe narkoshteti.

Në fakt, Edi Rama ka bërë një puç kushtetues, por këtë me ndihmën dhe mbështetjen totale të Lulzim Bashës.

Institucioni, i cili ka mbajtur peng KLP-në (Këshillin e Lartë të Prokurorisë) është Avokati i Popullit, i cili duhej të çonte kandidaturën e Shoqërisë Civile, i cili duhej për të plotësuar numrin e anëtarëve të KLP dhe më pas të plotësohej procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Për ata që nuk e dinë, në krye të Avokatit të Popullit është zgjedhur përfaqësuesja e PD, Erinda Ballanca e cila është edhe avokatja e Lulzim Bashës në çështjen e shembjes së pallatit të vjehrrit të tij në Vlorë.

Në rast se Avokati i Popullit do ta kishte zgjedhur përfaqësuesin apo PD do të kishte bërë përpjekjen më minimale qoftë edhe për të bërë ndryshime në ligj, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të zgjidhte një kryeprokuror ashtu si e zgjodhi sot.

Për puçin e sotëm kushtetues, Edi Ramën më shumë se çdo kush e ndihmoi Lulzim Basha dhe me shumë gjasa skenari i ndodhur sot është pjesë e marrëveshjes së 18 majit, veçse sot ka një ndryshim, Luli ka marrë nga pas edhe Monika Kryemadhin e LSI-së për të dobësuar edhe më tej kauzat e PD-së dhe për të bërë të pamundur rikthimin e saj në pushtet./ CityNews

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *