Shullazi letër publike për OMN-në

Sot grupi i Emiljano Shullazit i ka dërguar një letër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dy institucionet e vetingut nga të cilat kërkon që të shkarkojnë gjyqtaren, Saida Dollani.

Letra është firmosur nga Blerim Shullazi, Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela.

Në letër grupi i cili akuzohet për shumë vepra të rënda penale thekson se Gjyqtarja e Krimeve të Rënda ka shkelur në mënyrë flagrante sipas tyre të drejtën themelore të mbrojtjes nga një avokat.

“Me veprimet e saj insistuese përtej arsyes dhe kërkesës së ligjit, gjyqtarja ka krijuar dyshime thelbësore se motivimi i saj nuk është thjeshtë kryerja e detyrës, por marrja e një pozicioni “heroiko-stoik”, duke synuar të jetë me çdo kusht gjyqtarë në këtë çështje, ku të pandehurit gjerësisht dhe në cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë janë stigmatizuar tashmë si element me ngarkesë të fortë kriminale.

Mesa duket gjyqtarja në fjalë, në një kohë kur është në pritje të përfshihet në procedurat e vetingut, synon të marrë “merita” shtesë, apo të kompensojë mangësi të tjera, duke marrë flamurin e deklarimit fajtor dhe dënimit përfundimtar të të pandehurve në këtë çështje. Çka na krijon dyshime serioze se ajo jo vetëm ka paragjykuar çështjen, por e ka paragjykuar atë në kurriz të të pandehurve e të drejtave të tyre për një proces të drejtë dhe të rregullt ligjit”, shkruan në letër grupi i Shullazit.

Image

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.