Shtyhen hetimet për dosjen “Tahiri” edhe për tre muaj

Janë shtyre hetimet për dosjen “Tahiri” me një periudhe kohore edhe për tre muaj.

Vendimi është marre sot nga Prokurorët, Gentian Osmani, Dritan Premçi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela,  të cilët kanë kërkuar zgjatjen e hetimit për ish-ministri e Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

 

Në shkresë jane dhe arsyet e kërkesës për shtyrjen e hetimeve.

“Meqenëse afati hetimor mbaron në datën 17.10.2018 është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 muaj për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së një kërkese për ndihmën juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikimeve të tjera mbi një letër porosi të administruar nga Republika e Malit të Zi dhe kryerja e verifikimeve pasurore”, thuhet në kërkesën e prokurorëve.

Loading...

 Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51.

Dy ditë më pas, më 16.08.2014 në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi” që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

 

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.