Shteti ynë kujtohet të na mbrojë nga njerez si Mihali vetëm kur ata bëhen gazi i botës

Nga Endri Shabani

Hedhja e Mihalit mbi xhamin e makinës, tregon gjendjen e tij mendore, por nuk tregon asgjë për shoqerinë tonë.

Ndersa shqetesimi ynë publik dhe shteteror vetem per te huajt ne ate makine, tregon dicka si per shoqerine ashtu edhe per shtetin tone.

Une mendoj se sjellja e Mihalit eshte njesoj shqetesuese edhe ndaj shqiptareve ne ate makine, apo klienteve te tjere qe jane keqtrajtuar me pare prej tij.

Duket sikur po shqetesohemi me shume pse ai “na nxori namin” se sa perse nje pronar lokali dhunon prej vitesh klientet (pasi ka uzurpuar ilegalisht nje plazh publik) dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe deri me sot.

Prej kohesh ne shoqerine tone kemi kultivuar ankthin nga “tjetri” duke u kujdesur me shume per menyren se si perceptohemi nga te tjeret, se sa si ndihemi vete.

Kjo nevoje e forte per tu pranuar nga te tjeret, na ben shpesh t’i fshehim problemet, ne vend qe te perballemi me to dhe te perpiqemi t’i zgjidhim.

Kjo ndodh ne nivel shoqeror por edhe ne dimensionin personal. Te gjithe besoj kemi degjuar nga nje histori ku prinderit i shtyjne femijet drejt nje jete te palumtur vetem se kane frike se mos problemi behet publik dhe do gjykohet nga “bota”. Disa raste jane bere publike ne media, te tjerat vdesin bashke me njerezit.

Prandaj mendoj qe para se të merakosemi se si na perceptojnë spanjollët, duhet të shqetesohemi per faktin se shteti ynë kujtohet të na mbroje nga njerez si Mihali vetem kur ata behen gazi i botes, jo kur janë tmerri jonë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.