Shqiptarët nisën ta shanin dhe të tjerë e mbështetën, reagon Aline: Po më vijnë shumë mesazhe urrejtjeje

Puntata e dy ditëve më parë e emisionit “Xing me Ermalin” prodhoi jo pak polemika. I ftuari i mbrëmjes ishte pikërisht Nas, i cili shoqërohej nga e dashura e tij Aline.

Ka qenë një pyetje e Kejvinës ”Udhëtimet i bën për të kapur femra?!”, çfarë acaroi situatën dhe bëri që e dashura e tij të shpërthente në lot.

Ajo e ka cilësuar si të pavend dhe më pas lëshoi një apel të fortë, duke dënuar trajtimin e femrave si objekt seksual në Shqipëri.

Aline tha e përlotur:

Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt.Kjo pyetje është e papërshtatshme, unë e di që këtu jemi në Shqipëri dhe ju nuk i respektoni gratë, por kjo për mua do të thotë shumë. Shteti juaj ka një problem, atë të keqinterpretimit të figurës së femrës dhe shkeljen të drejtave të saj. Jam e mërzitur me këtë botë, sidomos me Shqipërinë ku femrat në rrugë trajtohen si m*t, si objekte seksi.”

Ky moment ka prekur shumë shqiptarë që e ndoqën emisionin. Dhe disa prej tyre madje i kanë shkruar Alyne-s në Instagram duke u solidarizuar me të.

Loading...

Ajo shkruan në Instagramin e saj:

Po më vijnë shumë mesazhe urrejtjeje, nga luftëtarët tipikë, por çfarë është më e rëndësishme janë mesazhet që më mbështesin nga shqiptarët në çdo vend të botës. Ka ende shpresë në këtë botë me njerëz si këta!”.

Alyne shprehet se 80% e mesazheve janë pozitive dhe mbështetëse nga shqiptarët e “mrekullueshëm” dhe ka mbetur e surprizuar nga e gjithë kjo situatë.

Në shumicën e rasteve, shqiptarët e falënderojnë Alynen që ngriti zërin për të drejtat e femrave në vendin tonë dhe e falënderojnë që nuk qeshi nga pyetja “idiote” e bërë në emision.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.