Shqiptarët ndërmjet xhaketave të gjelbra të Revolucionit Francez dhe xhaketave të vjetra të politikes së Tiranës!

Nga Kreshnik Osmani

Nuk ra Macron as u dorëzua siç po thonë. Duhet te dini gjithashtu se Macroni nuk është produkt i Shoqerise Civile siç ju genjejne e mashtrojne shpesh. Macroni ishte produkt i elitave bankare qe sundojne sot Europen dhe boten. Janë elitat burokrate (bankare-politike) te Brukselit dhe jo vetem ato që po tunden nga themelet. Sepse popujt e lire nuk pranojne kurrë të jenë këpucë të askujt por as te shkelur prej kepuces se askujt. Popujt e lirë ngrihen dhe të vene flaken ndersa popujt e shtypur shijojne nenshtrimin. Popujt e lire të vene flaken po ua preke Demokracine, ndersa popujt e prapambetur te vene flaken po u preke liderin. Kjo qe po ndodh ne France nuk është histori çmimesh e as histori benzine e nafte. Nuk është nje vale nacionaliste, raciste e ksenofobe siç e paraqesin tinezish mediat e establishmentit neoliberist. Bota po zgjohet dhe po e refuzon sistemin kleptokrat te elitave financiare sepse ai thjesht nuk mund te funksionoje me sepse bazohet mbi skllaverimin e popujve prej elitave me te korruptuara dhe me antinjerezote të botes. Nuk mund te kete te ardhme per popujt e ndryshem te botes pa politika sovraniste sepse popujt nuk jane sklleverit e elitave por kane pavaresine e tyre. Jo, protektorateve. Po, aleancave ndermjet shteteve qe ndertohen mbi baza reciprociteti. Nacionalizmi ekonomik është diçka krejtesisht e ndryshme nga nacionalizmi etnik dhe nuk ka asgje te perbashket me racizmin apo ksenofobine. Te duash vendin tend me shume se vendin tjeter nuk është urrejtje per tjetrin por respekt per veten dhe per popullin tend. Shqiptarët kane dy zgjidhje qe nuk kane tre trete. Ose te çlirohen prej diktatures bipolare politike te komanduar nga Edi Rama dhe sherbetori i tij Lulzim Basha i cili mban peng aksionin opozitar per llogari te kryeministrit, dhe t’i bashkohen popujve te lire europiane qe po tundin themelet e establishmentit. Ose te mbeten pjese e diktaturave injorante lindore ballkanike ku sundojne oligarket dhe pisanjoset sherbetoret e tyre ne politike. Bota po ndryshon dhe historia nuk na pret ne shqiptareve. Elitat aktuale politike shqiptare jane plotesisht te korruptuara dhe te shitura tek projekti i shpartallimit te Shqiperise dhe i zhdukjes se saj prej hartes se kombeve dhe per ta shpetuar ate prej kthetrave te mafies bipolare politike nevojitet nje aksion i madh opozitar dhe refuzim masiv popullor. Ata qe mbajne shpresat tek kasta aktuale e Tiranes perjetojne iluzion. Paria e Tiranes është bashke dhe nuk mund te ndryshojne kahun tashme edhe sikur te duan sepse jane te gjithe te kapur me dosje te tmerrshme te mbushura me krimet e tyre qe i çojne ata ne burg per jete. Kush del nga rreshti nga kasta e vjeter e shkatarrojne. Ndaj ata jane te gjithe te denuar te jene besnike te njeri tjetrit. Shqiperine mund ta shpetosh vetem ti, duke u bere sot nje qytetar i lire europian qe hidhet ne revolte dhe i ve flaken çdo lloj barrikade qe perpiqet te te ndale nga synimi dhe endrra e madhe e lirise!

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.