Shqipëria po bëhet Fushë me Lule

Nga Jani Malo

PËR TEATËR

Loading...

Kur Edi Rama prishi pallatin e vjehrrit të Lulit në Vlorë shumë njerëz nuk e kuptuan qëllimin e tij të mirë. Atëbotë, po t’i kërkohej Nard Ndokës të jepte mendim për këtë çështje, me siguri, do të thoshte se është më kollaj të shembësh një pallat të ngritur mbi det sesa të shtysh detin.
Edhe tani që Rama po kërkon të prishë Teatrin Kombëtar vetëm ndonjë dyzinë me dashakeqës të tij e vë në dyshim qëllimin e fismë. Po miletit nuk i gjendet karari, ca të shajnë kur ia jep paratë Lulit, e ca të tjerë kur i merr Fusha. U është bërë mendja LEK dhe nuk shohin se Shqipëria po bëhet Fushë me Lule. Njerëzisë i duhet kohë që të kuptojë gjëra kaq të thella e kaq të holla. Doemos, ato duan imagjinatë të pasur. Do ishte fare i pavend shqetësimi dhe një herë i Nardit për të ndriçuar këtë problem derisa rasti, edhe kur nuk është mbret, të shfaqet të paktën si arixhofkë.
Kështu sot, te pedonalja pranë Teatrit, një fallxhore më kërkoi 500 lekë që të më thoshte fatin. T’i jap, i thashë, po më thuaj më parë fatin e Teatrit Kombëtar. Posi më tha, edhe atë ta them, posi, po për të dua një mishe, se vrasim lart kështu, te qeveriu. Hallall, i thashë, vetëm ma thuaj.
Më habiti. Ishte e mirëinformuar për gjithçka. Po e riprodhoj siç e dëgjova nga goja e saj:
” Thiatrua do prishet. Edi osht nona, osht xhanan. Sikur ka dalë nga bark gaxhiu. Do boj thiatro tamam, ai. Jo si ky që është katandisur si çadër arixhiu. “Babale Teatër” do e quaj. Në skenë nuk do ngjiten më aktorë koti, as Roberti as Margarita, po Luli dhe Monika.”
Po ky nuk është fall, i thashë, ata ka kohë që luajnë përditë. Këtë e di edhe bufi…
Mos deshe të thuash që e di dhe Balla? Po hudhu i herë ti! Hudhe mishen! Mos m’u përdridh si Salianji…

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.