Shqipëria pa qeverisje, vendimet grabitëse merren në hotele, orgji, gosti dhe çartera

Qeveria Rama nuk mblidhet prej një viti, ministrat vetëm firmosin dhe nuk lejohen të lexojnë vendimet mafioze, deputetët përdoren si vegla, vendime vetëm për vjedhjen e buxhetit, plaçkitjen e pasurive publike dhe kontrollin e tregjeve, Uashingtoni dhe Brukseli e konsiderojnë si qeverinë më të korruptuar në planet

Shqipëria nuk qeveriset më prej disa vitesh, por sundohet dhe vidhet nga një prej bandave më të çuditshme dhe të strukturuara mbi tokë. Si në asnjë vend tjetër të globit, qeveria e Republikës së Shqipërisë, me në krye Edi Ramën ka disa vite që nuk mblidhet për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. E ashtuquajtura qeveria e Edi Ramës funksionon si një celulë në ilegalitet. Megjithatë, kjo qeveri merr vendime për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit, për koncesione mafioze, për shitje të pasurive publike, për rritje taksash, tjetërsim pronash, për kapjen e tregjeve, për favorizim të grupeve të caktuara klienteliste etj. Edhe ministrat dhe drejtorët e saj veprojnë intensivisht duke vjedhur me tendera dhe abuzuar me pasuritë publike.

 

Si vepron dhe i merr vendimet qeveria e Edi Ramës? Qeveria nuk mblidhet asnjëherë. Nuk diskuton asnjëherë për një çështje. Vendimet merren nëpër hotele, resorte luksoze, nëpër orgji, gosti, ballo, në jahte dhe çartera luksozë, për të rritur taksa të caktuara, vjedhur dhe plaçkitur Shqipërinë. Në këtë formë janë marrë edhe dy aktet e fundit, njëri për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ngritur gjashtë kulla në vend të tij, në pronën publike, ndërsa tjetri për të kapur tregun e bixhozit në Shqipëri nga njerëz pranë Edi Ramës.

Loading...

 

Vetë Edi Rama në shumicën e rasteve nuk i firmos vendimet mafioze nga frika se një ditë do të përfundojë në burg. Rama urdhëron zëvendëskryeministren që t’i firmosë. Vendimet merren nëpër hotele, çartera etj., ndërsa ministrave thjeshtë u paraqiten me anë të çirakëve të Ramës për t’i firmosur. Në shumë raste, ministrat as që lejohen që t’i lexojnë vendimet. Ata vetëm duhet të firmosin. Një skemë e tillë e paprecedentë është denoncuar edhe nga ish-ministri i Drejtësisë së Ramës, Ylli Manjani, por gjithçka kaloi në heshtje.

 

E njëjta skemë përdoret edhe me ligjet. Pasi kalojnë në qeveri pa u mbledhur fare, Edi Rama përdor deputetë si vegla qorre për t’i miratuar në Kuvend. Kështu u veprua edhe më dy ligjet e fundit për kullat në vend të teatrit dhe kapjen e tregut të bixhozit. Deputetët që bëjnë rezistencë kërcënohen ose u japin ndonjë kockë, deri sa të binden. E gjithë kjo veprimtari antikombëtare shoqërohet me një propagandë të egër nga Edi Rama, i cili për çdo magjes ‘bën nga një rrugë’ në letër dhe e shfaq si rrugë reale.

 

Kjo është qeveria e Edi Ramës, edhe më e zezë se qeveria kriminale dhe mafioze e Sali Berishës. Nëse Berisha të paktën i mblidhet ministrat dhe grabiste vendin, Edi Rama nuk i mbledh fare, por e plaçkit Shqipërinë në çdo moment dhe në çdo vend. Raportet e Uashingtonit dhe Brukselit e kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës si më të korruptuarën në planet./Pamfleti

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.