Shqipëria mposht Islandën 4-2,Cikalleshi vulos fitoren

Shqipëria ka një test të vështirë sot me Islandën. Përveçse kundërshtarët janë të rrezikshëm, kuqezinjtë vijnë pas një humbjeje zhgënjyese në Francë. Ama këtë herë, për Kombëtaren nuk ka vend për “të qarë” humbjen me kampionët e botës, sepse sot në fushë është Islanda.Dermaku goli

Kuqezinjtë e Rejës luajnë kartën e fundit për të mbajtur gjallë objektivin europian. Tri ekipe, Franca, Turqia dhe Islanda janë në kuotën e 12 pikëve, përballë vetëm gjashtë që kanë aktualisht kuqezinjtë, tregojnë shansin final të ekipit tonë kombëtar për të mbetur në trajektoren që shpreson për “Euro 2020”

Shqiperia goli

LIVE| SHQIPËRI – ISLANDË 4-2

Dermaku 33′, Hysaj 52′, Roshi 79′, Cikalleshi 83′  / Sigurdson 47′ , Sigthorson 58′ 

KOMENTI LIVE: 

83′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 4-2/ Çmenden në festë shqiptarët, Cikalleshi shënon golin e katërt! 

79′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-2/ Sërish në avantazh kuqezinjtë, shënon Odise Roshi! Fieraku merr një top në të djathtë, futet bukur në zonë, liron të djathtën dhe gjen rrugën e rrjetës, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit! 

76′ Kuqezinjtë kërkojnë 11-metërsh pas rrëzimit të Cikalleshit brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Memushaj me një gjuajtje, topi devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

73′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Hysaj i dëmtuar, në fushë Abrashi!

71′ Zëvendësim te Islanda, largohet nga fusha Bjarnason, vendin e tij e zë, Magnuson.

66′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet Gjimshiti, vendin e tij e zë Veseli.

64′ Momente të vështira në zonën e Strakoshës, islandezët kërkojnë golin e avantazhit!

63’ Zëvendësim te kuqezinjtë largohet Lenjani dhe vendin e tij e zë Odise Roshi.

58′ GOL ISLANDA 2-2/ Na ndëshkon lojtari i sapofutur në lojë Sigthorson! Prekja e parë e topit, sulmuesi nuk fal duke barazuar shifrat, pas një rrëmuje në zonë! 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.