Shpërthim me bombë: 20 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë që ka ndodhur në Bogota të Kolumbisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:30 sipas orës lokale, në bazën e Shkollës së Përgjithshme “Santander”.

Shoferi i makinës, i cili u vra gjithashtu është identifikuar si Aldemar Rojas Rodriguez rreth 57 vjeç, ndërsa deri tani asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Presidenti Ivan Duque e përshkroi sulmin si një “akt të çmendur terrorist” dhe deklaroi tri ditë zije kombëtare, raporton BBC.

“Kolumbia është e trishtuar, por nuk do të përkulet ndaj dhunës”, tha më tej Presidenti Duque.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.