Shpërthen në flakë makina e gruas, polica heton mbi…

Një tjetër automjet është djegur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 maji, ndërsa policia po heton në dy pista, atë të zjarrvënës së qëllimshme si dhe ndonjë shkëndijë elektrike.

Makina  ka qenë në pronësi të shtetases me inicialet J.B.

Nga fillimi i këtij viti e deri më tani, në Vlorë u është vënë flaka plot 12 makinave.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së sotme.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.