SHPËRNDANIN DROGË NËPËR LOKALE DHE AFËR SHKOLLAVE, ARRESTOHEN 3 TË RINJ

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë,  A.Gj., 24 vjeç,  banues në Qytet i Ri Bulqizë dhe  G. D., 30 vjeç,  banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.

Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i’u gjetën rreth 10  doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar.

Po në kuadër të operacionit  janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.