Shorti për çerekfinalet e Champions Leagues, ja gjithçka që duhet të dini!

Ditën e sotme rikthehen emocionet në Champions League që tashmë vjen në fazën me eliminim direkt.

Real Madridi synon ta shkruajë edhe një herë historinë, duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtën sezon radhazi, ndërsa klube si Barcelona, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë duke tentuar t’i japin fund dominimit të madrilenëve.

Kur do të hidhet shorti për çerekfinalet?

Shorti për çiftet e çerekfinaleve do të zhvillohet më 15 mars, në orën 12:00. Shorti do të mbahet në Nyon të Zvicrës vetëm dy ditës pas ndeshjeve të fundit të 1/8 finales.

Si funksionon shorti?

Ndryshe nga shorti për 1/8 e finales, tani nuk ka klube të ndara në dy vazo dhe nuk ka asnjë rregull që i ndalon klubet nga i njëjti vend të ndeshen njëra me tjetrën.

Kur do të mbahen ndeshjet e çerekfinaleve?

Ndeshjet e çerekfinaleve do të zhvillohet në prill. Java e parë luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill.

Ndeshjet e gjysmëfinales: 30 prill/1 maj &  7/8 maj

Finalja: 1 qershor

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.