Shkalla në të cilën e ka degraduar policinë Edi Rama dhe shqytari i tij i verbër Lleshaj , e pamendueshme

Nga Fitim Zekthi

Që mund të vinte një ditë, që 30 vjet pas renies së komunizmit, të arrestohej një njeri pse ka shkruar në murin e një pallati “Të kesh turp Borschard”, as më i marri dhe me i pakufizuari në imagjinatë nuk e conte në mendje. Shkalla në të cilen e ka degraduar policinë Edi Rama dhe shqytari i tij i verber Sander Lleshaj është e pamendueshme. Ky është një veprim tipik per policitë e Koresë së Veriut ose per policinë e Kadri Hazbiut, Fecor Shehut etj. Hekuran Isai rrezik do mendohej pak para se të arrestonte një studente per një shkrim të tillë në mure. Sander Lleshaj eshte një hap para Hekurain Isait ne zell dhe në keqperdorim të ligjit dhe të policisë. Dhe të mendosh që Lleshaj i ben keto në kohë “lirie” Imagjinojeni cdo bente Lleshaj po te ishte minister në qeverinë e para vitit 1990. Keta  të mjerë që e urrejnë kete vend dhe kete popull, duhet të dinë terë thelbi i demokracisë dhe i lirisë nenkupton se eshte i kritikueshem, i tallshem, i ironizueshem, mund te jete objekt sarkazme apo satire, mund te vihet ne loje apo te felliqet publikisht cdo funksionar publik, cdo aktor publik, cdo faktor publik, cdo individ qe merr persiper ti flase publikut dhe qe kekon te mbroje interesin publik. Imagjinoni per shembull (qe nuk ndodh kurre) arrestimin e nje studenti ne Londer se ka shkruajtur ne muret e pallatit qe duhet te kete turp per nje qendrim te tijin ambasadori i Belgjikes, i Uneskos, i Italise, i Greqise, perfaqesuesi i UNHCR-se, etj (lere me ambasadopri i OSBE i cili “nuk ekziston fare”. Ne fillim te viteve 1990-te Ukraina thirri teoricionin e njohur amerikan te ligjit dhe te drejtes Sunstein per ti ndihmuar ne shkrimin e kushtetutes. Sunstein thote se ukrainasit i kerkuan qe te shkruhej ne kushtetute qe denohej kushdo qe botonte genjeshtra apo te paverteta ne gazeta apo kudo. Sunstein thote se iu tha atyre qe tere thelbi demokracise ka te beje me faktin qe njerezit kanë të drejtë tia fusin kot, të kritikojnë edhe kot, edhe pa bazë, të ironizojnë, të tallin, të satirizojnë etj. Lere pastaj e drejta që kanë njerezit ndaj një funsksionari që mban qendrime publike si keto të Borschard-it.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.