Shija e keqe e një darke tatimore në Golem pas mesnate

Letër  e mbyllur për udhëheqësin z. Edi Rama

(Ministres se Financave Anila Denaj)

 

I dashur zoti Rama, mbrëmë nuk kisha kohë të të shkruaja se ishte shumë vonë.
E kam ende me dyshim këtë letër por nuk mund të  rri pa treguar darkën time  tatimore në një restorant në Golem.

Ora 12:28 minuta. Restoranti shumë luks, shërbim i shkëlqyer dhe  miku  im amerikan po  e shijonte darkën me ato pak gjëra që kishim porositur.Meqë mbetëm   vetëm në restorant tavolina jonë kishte vëmëndje dhe shërbim të shkëlqyer. Por ca  hapa të shpejtë dhe një zë pas shpine ma la gotën ngrehur  pa  cuar tek goja: -Kuponin zotëri? Mos lëviz ! Ata ishin tre, dy këmishbardhë, një bluze të zezë, dy barkalecë dhe një elegant. E mblodhem veten nga befasia dhe u treguam kuponin tatimor që kishim në tavolinë. Dy kemishbardhet na rrethuan që të mos arratiseshim , ndërsa ai tjetri ju sul kamarierit simpatik. Ku e ka kuponin tavolina sepse nuk ka? Kamarieri u tremb . U ngrita i revoltuar duke i kërkuar tatimorit që të mos gënjente pasi unë kam kuponin tatimor në tavolinë dhe ja ritregova. Pastaj  na liruan tavolinën dhe gotat e verës  dhe u futën në ambjentet brenda restorantit që po pastrohej e po bëhej gati për nesër. Studenti kamarier që si duket ka mësuar dhe rregullat dhe ligjet i kërkoi urdhërin e kontrollit  barkalecit me këmishë të bardhë. Por ky i fundit filloi të bërtiste me kembë  me duar si të ishte vagabondi i pirë i lagjes dhe jo një punonjës tatimor që paguhet me taksat tona dhe hyri me forcë në lokalin e mbyllur. Fjalori i tatimorëve ishte thjeshtë i pisët  dhe miku im amerikan nuk kuptoi gjë. Situata komike zgjati disa minuta dhe ja tek erdhi dhe patrulla e policisë. Nga darkë tatimore na  u bë darkë policore. Me befasuan policët. Refuzuan të ndërhynin në respekt të ligjit dhe i lanë tatimorët ne punën e tyre. Lokali i mbyllur, raportuan ata në radio ,incidente nuk ka. Por këtë fyerje cubat tatimorë nuk mund ta kapërdinin  prandaj nxorën telefonat dhe filluan  të bisedonin  ndoshta me shefat e tyre  rreth 20 minuta.  Nga mimika dhe reagimet  shihej qartë se edhe telefonata  nuk ju dha rezultat. ‘Tre musketierët tatimorë’, më në fund ikën. E bënë kontrollin…  E shpartalluan me dhunë  psikologjike, me të shara  kamarierin që studionte për mjekësi. Sosëm gotat dhe u ngritëm duke i  parë me keqardhje edhe kamarierin por edhe pronarin apo pronaren  e restorantit.

Zoti, Rama këtë skenë e quajta ” Darka tatimore” me mikun tim amerikan. E ruajta në video si një skenë normale të administratës,  e cila bën shumë mirë që kontrollon por po të them një të vertetë nga realiteti i turizmit . Unë shëtita një javë në bregdetin e Jugut dhe ma beso, nuk ka punë dhe konsum o i dashur kryeministër. Eshtë kaq  vështirë që biznesmenët  të mund të fitojnë në fund të dy muajve  pak lekë. Ka krizë Edo, ma beso.  Mos i ndërse tatimorët kështu ndaj bizneseve hë të keqen . Jo si bashibozukë, jo abuzues, jo propotentë, sepse edhe ata paguahen me taksat e këtij restorantit. Duhet pak bashkëpunim edhe me bizneset. Nuk janë armiq të partisë e të popullit. Nuk më thua dot justifikime se e kam në celular. Nuk dua as ti prish imazh, as reklamë këtij restorantit në Golem  prandaj të shkrova një cope letër onlinë . Jam i sigurtë që në mos ti do të ta tregojë armata online  mijëshe e stafit tënd. Të uroj pushime të mbara dhe bej një status për ndonjë rast si ky, se administrata ndjek udhezimet në ERTV. Pushime të mbara  edhe per ty  Pasha se po ikën dhe gushti bashkë me vapën dhe  nuk kemi më rast të shijojmë “Darka tatimore”  sepse deri në gushtin tjetër ku i dihet?!  Naim Noka/ Publik.live

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.