Sherri për Elvanën? “Unë nuk vuaj për femra”… Zbardhet dëshmia e Ervis Martinajt

Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur nga një plumb në qafë mbrëmjen e së enjtes në lokalin e Popeskut te ish-Blloku, ka deklaruar në Polici se aty kishte shkuar për t’u sqaruar, jo për t’u vrarë.

Ervis MartinajErvis Martinaj

Madje, ai ka deklaruar se është qëlluar pa dashje dhe se efektivi komando, Mevjol Billo, nuk ka qëlluar drejt tij. “Nëse do donin të më vrisnin, unë sot do isha i vdekur”, ka deklaruar Martinaj.

Gjithashtu, ai ka shpjeguar se me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën dhe truprojën e tyre, Mevjol Billo, që tashmë dyshohet të jetë autori i vrasjes, njihet prej kohësh dhe nuk ka pasur konflikte.

Madje, Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin, duke vënë në dukje se komando Mevjol Billo, nëse do të kishte dashur, mund ta kishte vrarë.

Ervis Martinaj ka mohuar se ishte planifikuar një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve. Në deklarimin e tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Martinaj ka pranuar se viktimës, Fabiol Gaxhës, i është shkrepur pa dashje arma në ajër dhe në këtë moment ka ndërhyrë komando që e ka vrarë.

DESHMIA E MARTINAJT

Loading...

“Unë e njihja prej kohësh si komandon, ashtu edhe Ervin Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri-tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, unë do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojat e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi pa dashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato.

Nuk u ulëm në një tavolinë ku ndodhej Mata, pasi kishte 1 orë e gjysmë që më priste, sepse unë u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi gërricur me sy, dy truprojat e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon.

Pasi u bëj me shenjë: “Çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret. Pavarësisht tensionit që ekzistonte, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mevjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj.

HETIMI

Në dosjen e Prokurorisë janë regjistruar 11 persona të përfshirë në konfliktin, që u mbyll me një të vrarë e dy të plagosur te ishBlloku. Mësohet se 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervin Matën, ndërsa 6 të tjerë me Martinajn.

Burimet thanë se deri tani ende nuk është bërë i mundur identifikimi i të gjithë personave, që kanë qenë të pranishëm në lokal, kjo edhe për arsye se në ambientet e brendshme nuk ka pasur kamera sigurie. Burimet thanë se gjatë deklarimeve të tij, Ervis Martinaj ka pohuar se Gaxhaj i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamentit të tij impulsiv.

Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hyri më vonë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi Mevjol Billon është ende i paidentifikuar nga ana e Policisë. Të njëjtat burime, konfirmojnë se nisur nga zbardhja e dinamikës së ngjarjes, shtetasi i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje, komando Mevjol Billo ka qëlluar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.