Sherr në Burrel, të shtënat me armë plagosin 20 vjeçarin që kalonte në rrugë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në qytetin e Burrelit, ku gjatë një konflikti të çastit, një person ka mbetur i plagosur.

Një sherr mes dy shtetasve ka përfunduar në përdorimin e armës. I plagosuri ka qenë një kalimtar në rrugë, i cili është plagosur aksidentalisht nga një e shtënë. Në sherr u përfshinë dy shtetsi me inicialet O.D dhe E.C. Në konflikt e sipër shtetasi O.D ka qëlluar me armë dhe ka lënë të plagosur një 20 vjeçar, kalimtar në rrugë.

Loading...

“Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin” sqaron policia.

Autoritetet kanë nisur kërkimin e dy personave të përfshirë në sherr ndërsa i plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.