Sherr edhe për bamirësi! Rama-deputetit: Ja ku e ke psikologen…(Video)

Po pavarësisht kauzës shumë të rëndësishme, dy politikanët nuk i kasnë shpëtuar as debatit politik, që sipas Shehajt duhet të niset te shkaqet që çojnë te bamirësia.

Sipas Shehajt në politikën shqiptare njerëzit nuk merren me thelbin po me sipërfaqen, ndërsa Rama e kishte përgjigjen gati duke e drejtuar Shehajn te një vizitë me psikologen.

Shehaj: Bamirësia nuk është puna ime, unë merrem me politikë, ne kemi një betejë kundër heqjes së familjeve nga ndihma ekonomike

Rama: Të mos fillojmë me këtë, se të kam dhe nga Vlora

Shehaj: Çështja është se ne duhet të mendojmë se cili është thelbi i problemit

Fevziu: Ky është debat tjetër, unë mund t’iu ftoj nesër këtu dhe mund të flasim për varfërinë

Shehaj: Kam nëntë muaj si deputet, dhe shoh që në politikë ne nuk flasim kurrë për thelbin

Rama: Fevzi për këtë hall nëntë mujor që ka deputeti, ja se ku e ka psikologen

Fevziu: Ju lutem mos e ktheni kështu debatin

Psikologia Denada Toçe: Psikologia nuk merret me adultë por me fëmijë

Rama: Ë të keqen…

Fevziu: Unë sot po vij këtu që të kërkoj sensibilizim për këtë temë, pasi Fundjave Ndryshe më është ankuar se nuk ka gjetur ndihmën e mjaftueshme për disa raste.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.