Shembja e shtëpive në Jalë, vlonjati: Kryeministër, je me ne apo me miqtë ndërtues?

Prishja e disa banesave në fshatin Jalë në qytetin e Vlorës ka irrituar banorët e zonës, të cilët janë përleshur me inspektorët e IKMT-së dhe nuk kanë dashur të lejojnë fadromat e tyre të hyjnë në ndërtesat që pretendojnë t’i kenë me leje.

Njëri prej protestuesve i ka bërë thirrje kryeministrit të veprojë siç duhet, duke e ditur se është vetë Rama ai që i ka të gjithë në dorë. Për më tepër, vlonjati pyet nëse Rama është me qytetarët apo me ndërtuesit që i ka miq.

Ai përmend edhe biznesmenin Alban Xhillari, i cili, sipas qytetarit, ka mjaft ndërtime pa leje në atë zonë, por nuk preket nga qeveria.

Vlonjati shprehet:

Loading...
Kryeministër, sot po na shembin shtëpitë tona. Jemi në tokat tona, me leje dhe kemi një jetë që kemi hedhur djersën tonë. Ju na skualifikuat sepse e dimë që i keni të gjitha në dorë. Dhe ALUIZNI-n me një gisht mund ta rrëzoni dhe INUK e keni ju në dorë, jo unë.
Ju jeni i plotfuqishëm. Por ama po gaboni rëndë zoti Kryeministër se po të jetë për ndërtime pa leje ja ku është miku juaj Alban Xhillari që mund të vini ta verifikoni sot sa ndërtime pa leje ka.
Zoti Kryeministër veproni si duhet. Nëse keni vënë qytetarin të parin, vini qytertarin. Nëse keni vënë ndërtuesit tuaj të parët, bravo ju qoftë!”

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.