Shehi: Nuk i njohim zgjedhjet! Përballje cep më cep të Shqipërisë me juntën politike!

Krerët e partive opozitare që janë mbledhur sot në selinë e PD me kreun e opozitës Lulzim Bashën kanë rakorduar  se si do të vazhdojë aksioni opozitar këtë ditë, që kulmon me datën 30 qershor.

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, theksoi se “ne këto zgjedhje nuk i njohim” dhe “do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike.”

“Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore, – tha Shehi, – në një raport krejt të ndryshëm me mediat për të përcjellë idetë fikse që kemi prej katër muajsh, që këto nuk janë zgjedhje, ne nuk i njohim. Këto janë votimet e zotit Rama. Ne do të ndjekim dekretin e Presidentit. Dekreti është në fuqi.

Kolegji Zgjedhor nuk ka marrë vendim për këtë punë. Kjo që u mor sot qe me një parti fantazëm. Kolegji në vetvete është një lloj fantazme në këtë mes, nuk ka më ndonjë vlerë, as politike, as juridike. Kolegji janë disa fatkeqë që u ka  rasti i keq që të marrin disa vendime të vështira për veten e vet, jo për ne, sepse ne nuk i njohim këto vendime. Kështu që kjo do të jetë java e ardhshme.

Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Në datë 30 nuk do të ketë votime. Kemi shumicën e shqiptarëve me  vete. Jemi të qetë që po bëjmë gjënë më të mirë për Shqipërinë që po kalon një fazë të paprecedentë.

Rrezikshmëria e këtij presioni dhe e këtij grupi është kaq e madhe sa justifikon çdo formë rezistence. Kjo është ideja që kemi diskutuar.

Të gjitha format: demonstratë, për atë që mendoni ju se është brenda ligjeve, Kushtetutën sonë, demokracisë dhe e kemi treguar deri më sot kur janë mbledhur qindra mijëra njerëz në shesh dhe nuk ka ndodhur asgjë.”

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.