Shakaja pa kripë me naftën e Ballshit

Nga Klodian Tomorri

Kur pashë titrat e televizioneve se Ministria e Energjisë dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik kishin bllokuar 550 tonë karburant jashtë standardeve të cilesisë, në fillim nuk po u besoja syve. Kur në titrat e dyta, pashë që nafta pa cilësi ishte bllokuar në Rafinerinë e Ballshit nisa të dyshoj.

Pastaj kur mberriti deklarata zyrtare e ministres dhe kreut të ISHTI-t nisa të qesh. Kjo e bllokimit të naftes pa cilësi sot ishte një nga komeditë me pa kripë dhe njëkohësisht një nga aktet më qesharake që ka bërë ndonjëherë administrata publike e këtij vendi.

Ministrja tha bllokuam 550 tonë naftë jashtë cilesie, pa përmendur emrin e subjektit kujt i perkiste karburanti dhe mbi të gjitha pa përmendur se ca mase ndëshkimore mori shteti për kompaninë. Ca gjobe ju vu kesaj kompanise që ju gjetën 600 mije litra karburant jashtë cilesie? Asnjë.

Por fjalia që i vuri qershinë mbi tortë ishte: Kjo naftë pasi të riperpunohet lejohet të hidhet në treg. Shkurt e gjitha ishte një show qesharak dhe një komedi banale, me të cilen mund të qeshë vetëm qeveria.

Të kapesh naftë jashtë cilesie në rafineri eshte njesoj si të thuash shkova tek fabrika e miellit dhe gjeta grurë. Sigurisht që në rafineri ka dhe naftë pa cilesi sepse rafineria atë punë bën, përpunon naftën.

E gjitha kjo histori eshte njesoj si ajo e Geges me firot. Qe thanë kemi gjetur naftë manget ne magazinen e lirë doganore e madje e cuan edhe per ndjekje penale pronarin. Një tjeter cmenduri. Magazina e lirë eshte e paprekshme dhe shteti nuk ka punë fare të hyjë aty. Kur kalon traun, vetem atehere autoritetet kane te drejte kontrolli.

Tani lerini keto historite qesharake dhe sqarono pak qytetaret cfarë u bë me ato 20 tonë naftë që u bllokuan në kantierin e një kompani ndërtimi, e cila ishte e gjitha e pa markuar?
Cila ishte kompania e ndërtimit?
Cila ishte kompania furnitore e karburanteve? Sa ishte dëmi në buxhet?
Pse ra heshtja papritur dhe pse nuk u bë publike fare kapja?

Nuk bëhet luftë kundër informalitetit me dy porta.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.