Sepse Safet Gjici….

Helena Halilaj

Kur zbarkon fushata politike në Shqipëri prek gjithkënd dhe gjithkund. Në të gjitha këndet e të jetuarit dhe menduarit, ata që njohin dhe ata që se njohin politikën konsumojnë politikë në kohë të tilla.
Të shumtë janë ata që flasin në tymnajë që nuk njohin as veten dhe jo më fatin politik të një qyteti. Nuk kam aspak dëshirë të shkruaj për ditët që zgjohen e ngrysen me politikë-bërje dhe zhbërje.
Por kur kalon në Kukës është e pamundur të shpëtosh nga revolta e brendëshme që të mund e të përkthehet në pyetje, pse nuk ndryshon qyteti i paqes, i mikpritjes, i biznesmenëve të suksesshëm, i djemve tanë që zbarkuan në Londër dhe më gjerë? Pse nuk e shoh shkëlqimin e këtij qyteti qe natyra dhe historia nuk i kursyen asgjë.
Aty ku lidhen Drinat pse të lidhen dhe shpresat e djemve dhe vajzave kuksiane? Aty ku janë rritur plot burra të suksesshëm dhe me ambicje të mëdha pse nuk ndryshojne rrënjët nga erdhën, vendlidjen e tyre.
Pse Safet Gjici? Pyetje që drejtohen para datës 30 qeshor. Se ne vetëm pyesim, vetëm dimë, vetëm njohim, vetëm këshillojmë dhe kur nuk dimë, kur nuk njohim dhe kur nuk kemi asgjë për të treguar për veten.
Se ne jemi, vetëm ai jo, as ai tjetri jo, as ky jo, po kush i dashur kuksian, kush të vij aty, një i huaj, se në i respektojmë të huajt vetëm e vetëm që yni të mos jete? Pse Safet Gjici? Sepse Safet Gjici gjen burimin kur ti do vetëm ujin, gjen forcën kur ti do vetëm kupën, gjen përballjen kur ti do vetëm rezultatin, gjen investimin kur ti do vetëm punën, ai kërkon kur ti vetem pret, ai lufton kur ti vetëm shpreson.
Sepse Safet Gjici i shkruan me punë ditët e veta, jo vetem me parti e politike. Sepse Ai e di sa depozitat e ujit duhen hequr nga tarracat tuaja, se trotuaret duhen ndërtuar, ashtu dhe rrugët nëper fshtëra, edhe shkollat, kopshtet, qendrat sociale duhet të rregullohen, përmisohen, ndërtohen. Aty ku vjen puna: tek aeroporti, stadiumi, ai e sjell punën tek ju se e njeh punën, e di më së miri nga vijnë burimet e punës për të cilat ju keni më shumë nevojë.
Sepse Safet Gjici, se ai beson në zërin e të rinjve, se djemtë dhe vajzat tuaja janë po aq të zotë aty në vëndin e tyre sic janë po aq të zotë gjithkund ku u shkel këmba ku ka mundësi.
Ai sjell mundësinë për të jetuar me shpresa në vëndin tuaj dhe jo vetëm me sytë nga emigrimi.
Safet Gjici është besimi për të rindërtuar qytetin tuaj!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.