Sekuestro mbi “Albcontrol”, Belinda e “rilindjes”, i ka krijuar 94 milionë euro borxhe, miliarda lekë për “qoka”

Prej 5 vitesh në krye të shoqërisë me kapital 100% shtetëror “Albcontrol”, Belinda Balluku, jo vetëm nuk i ka lënë as “5 lekë”, llogarisë së kësaj kompanie, por e ka zhytur në borxhe gjigande miliona euro, që pothuajse arrijnë, në vlerën e “Check-up”-it të Vilma Nushit, madje aq shumë, sa po punojnë 7 zyra përmbarimore, për të trajtuar dosjet e borxheve.

Siç dihet, Belinda Balluku u emërua në atë detyrë nga kryeminsitri Rama, si e “përkëdhelur” e tij, ndërkohë që para kësaj detyre, ishte drejtore për pritje-përcjellje-(dez)informim të publikut në Bashkinë e Tiranës, në kohën e sundimit 11 vjeçar të Edi Ramës, por me ndryshimin, se në postin drejtore e “Albcontrol”, ka lidhje me miliarda lekë, që hyjnë e “fluturojnë”: nga Rinasi.

Një informacion zyrtar, që “PAMFLETI” ka mundur të sigurojë nga Drejtoria e Tatim-Taksave, bënë me dije, se Shoqëria Shtetërore “Albcontrol”, në 4 vitet e fundit që drejtohet prej Belinda Ballukut dhe Këshilli Mbikëqyës (Bord drejtues), me anëtarë zyrtarë të lartë të pushtetit “Rama 1 e 2”, ka falimentuar “Albcontrol”-in, jo me llogari “zero-zero”, por me afro 94 milionë euro borxhe, ndaj kontraktorëve vendas e të huaj, pa llogaritur detyrimet ndaj OSHEE, Ujësjëllës, tatime, dogana, mjedisit etj.

Për shkak të borxheve që nuk po i marrin dot, subjektet private i janë drejtuar gjykatave dhe zyrave përmbarimore, për të vënë nën seksestro kapitalet shtetërore të “Albcontrol”it të falimentuar, si debitore ndaj 18 kompanive të huaja e vendase.

PO si funksionon “Albcontrol”?

Kryeministri, që kujton se buxhetin e ka thesar privat,  sa herë mbetet pa paga e pa qejfe dhe luks zyrash drejtore Belinda, heq miliarda lekë fonde nga shërbimet sociale e të emergjencës dhe, financon ndërmarrjen e e mikeshës së tij

Drejtore Balluku, që nuk merret me punë, por me “balluket” e saj dhe qokat e miqëve e klientëve privatë, ka krijuar në “Albcontrol”, zerim dhe humnerë financiare, aq sa nuk paguan dot, as lekët e blerjes së kovave të pastrimit.

Loading...

Gjithë administrimi financiar në “Albcontrol”, bëhet nga Këshilli Mbikëqyrës (Bordi) që vazhdon firmos edhe shpenzime jashtë objektit të veprimtarisë së kësaj shoqërie, deri edhe shërbim palestre, darka “Iftari” me 30 milionë lekë, shpërblime martesash e bashkjetesash zyrtarësh shokë e shoqe të Belindës, eskursione luksi nëpër botë, bankete e ahnegje në ditën e Shën Valentinit etj.

Po cilët janë, anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës (Bordit)?

Kryetar është Admir Abrija, Prefekt i Tiranës. Pas tij, anëtare është “dora vetë” Belinda Balluku, që kontrollohet dhe kontrollon veten. Është Mirlinda Karçanaj, drejtore e AKSHI. Është Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit. Është Halil Hyseni, Zv/ministër i Jashtëm dhe Albana Koçiu, drejtore e DAP, që ka lejuar shoqen e saj Belinda, të punësojë 30% të zyrtarëve e punonjësve në “Albcontrol”, me diploma false dhe pa Status të Nëpunësit Civil.

Brenda dosjeve, të veprimtarisë ekonomike-financiare dhe punësimeve në këto 4 vite, të bëra në “Albcontrol”, nga e përkëdhelura kryeministrore Belinda  Balluku, fshihet një batërdi e vërtetë…/Pamfleti

Ja 3, nga 19 urdhrat e sekuestros së kapitaleve të “Albcontrol”

  1. Data 25.05.2016 Numri i çështjes: CN-715059-05-16: Urdhër Nr. 374/5Prot., Nr. 374 Regj , datë 23.05.2016, protokolluar me Nr.1639 Prot., datë 23.05.2016, lëshuar nga shoqëria përmbaruese “SPEED SOLUTION” shpk, ku është urdhëruar: “Vendosja e sekuestros, mbi aktivet e shoqërisë “Albcontrol”, me Nipt-J61908011H, me administratore Belinda Balluku.
  2. Data 3. 07.08.2017, Numri i çështjes: CN-418737-08-17. Urdhrit Nr.201/13 i Aktit, datë 31.07.2017, lëshuar nga Përmbaruesi Gjyqësor Privat Irisa Tereziu, protokolluar me Nr.11826 Prot, datë 02.08.2017, ku është urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e regjistruara, në emër të palës debitore shoqëria “Albcontrol” sha, me Nr. NIPT J61908011H dhe administratore Belinda Balluku. .
  3. Data 22.01.2018 Numri i çështjes: CN-636727-01-18, Urdhër Nr.891/3 Prot., datë 18.12.2017, lëshuar nga Permbaruesi Gjyqesor Dionis Mekshaj, protokolluar me Nr.17436 Prot., datë 19.12.2017 , ku është urdhëruar “Vendosje e sekuestros conservative, mbi aksionet që zoteron debitori “Albcontrol” sha, me NIPT J61908011H dhe me administratore Belinda Balluku.
Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.