Sekuestro 1 milionë euro pasuri, ja kush është 57-vjeçari durrsak, emri

Prokuroria e Durrësit ka ngritur dyshime për 57-vjeçarin Xhakomin Seferi, i cili ka nën zotim disa prona që kapin vlerën e 1 milionë eurove.
Dyshimet janë se kjo pasuri ka ardhur nga aktiviteti kriminal ndaj sot është vendosur sekuestro preventime mbi këto prona.
Prona të tjera thuhet se janë në emër të familjarëve.
Policia tha se Seferi ka qenë i dënuar në Itali për gjobëvënie, ndërsa ka dyshime se drejtonte një rrjet prostitucioni në Itali. Burime të Mapo-s thanë se Seferi disponon në Shqipëri një numër të madh biznesesh, duke filluar nga karburante, lokale, hotele dhe apartamente.
Po sipas burimeve policore, Xhakomin Seferi cilësohet si person i rrezikshëm në Durrës dhe lëvizte me makina të blinduara.
Pas disa materialeve që erdhën nga shteti italian ku ai rezulton i dënuar me vite burgim, nisën edhe hetimet.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.