Samsung agresiv, dy supercelularët e rinj Galaxy S9 e S9 Plus përgatiten për prodhim

Samsung po përgatitet për një goditje të re në tregun e telefonisë celulare, më herët nga sa ishte menduar. Lajmet nga Korea e Jugut kanë bërë të ditur se kompania pritet të prezantojë dhe të nxjerrë në treg dy telefonët e rinj, Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus, para kohës që ishte parashikuar.

ETNews raporton se prodhimi në masë do të nisë brenda janarit dhe prezantimi pritet të bëhet në shkurt, me shumë gjasa në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC), ndërsa në mars nis shitja për klientët.

Paraardhësit Galaxy S8 dhe S8 Plus dolën në treg në prill të këtij viti, çka bënte të mendohej se edhe dy të rinjtë do të dilnin në prill, vitin e ardhshëm, por Samsung i ka paraprirë.

Dy celularët S9 do të sfidojnë në treg Samsung Galaxy Note 8 dhe Huawei Mate 10 Pro në luftën për vendin e parë midis celularëve me sistem operativ Android, si dhe produket më të fundit të Apple, iPhone 8 e 8 Plus dhe iPhone X.

Galaxy S9 do të ketë ekran 5.8 inç, raport 18.5:9 (all-screen) me rezolucion 1440×2960 piksel, me 4GB RAM e hapësirë 64 GB, ndërsa detajet e tjerë janë ende të panjohur dhe çmimi pritet të jetë rreth 725 dollarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.